Është shumë e lehtë të vishni funde të gjata në verë. Thjesht zgjidhni modelin tuaj të preferuar, kombinoni atë me një bluzë të thjeshtë. Megjithatë, në dimër situata është shumë më e komplikuar.
Stina e ftohtë kërkon që look-ut t'i shtojmë edhe çorape, geta dhe veshje të sipërme të përshtatshme për temperaturat e sezonit dhe në mënyrë të pashmangshme vështirësia për t’u kombinuar rritet.
Me anë të një fundeve të gjatë ju mund të krijoni stile dhe kombinime të ndryshme. Mund ta kombinoni me këmishën e bardhë klasike dhe xhaketën sportive prej kadifeje, një tjetër element kryesor i mesit të sezonit.
Ndaj gjëja që duhet të bëni, është t'i hidhni një sy 5 kombinimeve që kemi përzgjedhur, nga të cilat jemi të bindur që do të frymëzoheni, për t'u dukur bukur dhe plot stil..