KreuFashion

Brenda super sfilatës së parë të “Frobolous”!

Brenda super sfilatës së parë të “Frobolous”!

“Couture Awakening” ishte sfilata e parë e “Frobolous”, e cila në bashkëpunim me “Harabel Contemporary”, bëri bashkë stilistë të rinj dhe brande të rëndësishme shqiptare.

Brenda super sfilatës së parë të “Frobolous”!

Sfilata u mbajt në ambientet e “Pallatin e Brigadave”, dhe pjesë e saj ishin, brande si, Aga Clothing, Ari the brand, Anisa Collections Labentine, Bad A.S, Altin Mici, Alisa Dudaj, FRBL Collection.

Për të ndjekur nga afër prurjet e stilistëve të rinj ishin personazhe të njohur të modës, artit dhe të medias.

Brenda super sfilatës së parë të “Frobolous”!

Pa frikë kjo sfilatë është vetëm fillimi i mbarë i një rruge të gjatë dhe plot sukses, për Frosina Bollon dhe edhe për gjithë stafin e “Frobolous”.

Brenda super sfilatës së parë të “Frobolous”!

Më poshtë do të gjeni më shumë informacion se çfarë është “Frobolous” dhe çfarë e bën atë të veçantë!

Frobolous është nje platform digjitale, e specializuar në promovimin e Stilistëve të dimesionëve Atelier ose ajo që quhet “Private Label Designers”. E themeluar në Londër dhe me zyra në Athinë e Tiranë, misioni ynë primar është dhënien e hapësirës komerciale për të rishitur produktet kreative të stilistëve që akoma ushtrojnë punën e dorës, që punojnë në mënyrë etike dhe emergjente në industrinë e modës. Gjithnjë duke i pozicionuar ata aty ku duhet në një treg ndërkombëtar nëpërmjet një metodike efektive marketing-u dhe shitje.   

Frobolous lindi me kategorinë e veshjeve për femra, por tashmë jemi zgjeruar në një mori kategorish, duke vazhduar me veshjet për meshkuj, aksesorë, bizhu dhe të tjerë, duke ofruar gjithnjë stile të ndryshme për të akomoduar çdo preferencë individuale.  

Çfarë i bën të veçantë për sa i përket produkteve?

Ajo çfarë na bën unik është pikërisht ofrimi i asaj që quhet “personalised fashion” ose “mode e personalizuar” në nivel produktesh dhe shërbimesh. Per sa i përket produkteve, duke punuar me stilistë të niveleve atelier, kjo mundëson klientin të ‘ustomizoje produktin në nivel mase, duke e bërë ‘fit to measure’ sipas masave specifike të trupit të tyre, ashtu dhe në nivel design-i, duke akomoduar kërkesat për ndryshime në modelin e produktit dhe kjo na bën të mbetemi të fokusuar në plotësimin e kërkesave të klientëve.

Çfarë i bën të veçantë për sa i përket shërbimeve?

Personalizimi te Frobolous vazhdon dhe në nivel shërbimesh nëpërmjet shërbimeve të ashtuquajtura Custom Made dhe Digital Styling. Nëpërmjet tyre klientët mund të pakësojnë drejtpërdrejtë dixhitalisht konsulentët e modës të cilët, i asistojnë në krijimin e vizionit të stilit të tyre.

Nëpërmjet Custom Made ose të bërit “një veshje me porosi” në i mundësojmë  klientëve të krijojnë një veshje ose bizhu “Haute Couture” të bërë specifikisht për të, duke përzgjedhur stilin, teksturën dhe përmasat për të qenë vetëm veshja e tyre, e cila nuk mund të replikohet 2 herë.  

Nëpërmjet shërbimit të Digital Styling, konsulentët tanë digjital asistojnë klientët në mënyrën e të bërit ‘shopping’, duke krijuar ‘look’ ose veshje të kompletuara.

‘Our spirit’/ Po stilistët?

Në tërësinë e saj Frobolous nuk është vetëm një platformë digjitale, por një platformë që portretizon frymën e inkluzivitetit dhe të individualitetit në industrinë e modës. Duke vendosur theksin tek ata që duan të stilojnë krijimet e tyre, stilistët, të cilët punojnë në mënyrë inovative, duke na bërë dhe në të Frobolous një destinacionin, që akomodon preferencat e të gjithë atyre që kërkojnë të shprehin e mbrojnë stilin e tyre unik, duke qëndruar jo-konformist në prezantimin e vetvetes.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF