KreuFashion

Fashion Muza & Bordo, një botim special për pranverën!

Fashion Muza & Bordo, një botim special për pranverën!

Së bashku me numrin e përmuajshëm të prillit, revista “Bordo” sjell edhe botimin e parë të revistës “Muza”.  Në kopertinën e parë nuk mund të mungonin pikërisht ata që i dhanë jetë këtij kompeticioni të rëndësishëm mode.

Në lenten e aparatit të fotografit, Ergys Zhabjaku, si asnjëherë më parë, janë bërë bashkë: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo.

Fashion Muza & Bordo, një botim special për pranverën!

Emra të shquar në fushën e tyre, bashkë me një qëllim, për të zbuluar yllin e ri në botën e modës shqiptare.

Në këtë numër të parë do të jetë një përmbledhje e edicioneve të kaluara, por do të zbulohen edhe surprizat e edicionit të ri. Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë si çdo vit të gjitha trevat shqipfolëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor, i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20 000 eurosh.

Për të gjithë të rinjtë, nga mosha 18-35 vjeç të apasionuar pas fashion-dizajnit dhe me shpirt sipërmarrës, është koha për të aplikuar tani e për të prezantuar koleksionin e tyre moderne me elementë të etnografisë shqiptare në “Muza Competition”. Shumë surpriza të bukura e presin këtë vit këtë kompeticion.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF