KreuFashion

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”

Dy ditë para se të fluturonte nga Londra drejt Floridas për të takuar Iris Apfel, gazetarja Megan Conner e ‘The Guardian’, planifikoi të pushonte në plazh, ndërsa personazhi i saj ndodhej në New York. Papritur të nesërmen gjithçka kishte ndryshuar. Znj Apfel kishte udhëtuar në Barcelonë për Javën e Modës. Uduk sikur të gjitha planet kishin shkuar dëm, kur ditën e tretë, pak pasi ora kishte kaluar 08.00, zyra e shtypit e kontaktoi për t’i kujtuar takimin me znj.Apfel. Gazetarja nuk i besoi veshëve. Mori nxitimthi një taksi dhe gjithë rrugës po i rrihte si çekiç mbi kokë, ideja sesi mund të ishte intervista me një 95 vjeçare. Padyshim nuk do tëishte si bisedatme gjyshen e saj, pasi ajo është ligj në fushën e modës.

Iris Apfel, nuk është modele e re, as superseksi, por padyshim mbetet ikona më e madhe e stilit në dekadat e fundit. Në gusht mbush 95 vjeç, por pasioni i saj për stilin dhe modën, duket se nuk ka shterur asnjë çast. Një thënie e Oscar Wilde, e ka frymëzuar gjithë jetës: ‘Moda është ajo ç’kati vesh, ndërsa ajo ç’ka veshin të tjerët është thjesht jashtë mode’.

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”

Në dukje ka një pamje paksa të ashpër dhe snobe.Pas syzeve gjigande prej kukuvajke fshihet një shikim i zhdërvjellët që kap çdo detaj. Në qafë mban një gjerdan me mega rruaza bruz, si një piton rreth ezofagut. Hyn me elegancë në ashensor për të shkuar drejt suitës së saj dhe befas të fut dorën në krah. Nuk e bën sepse mezi mbahet nga mosha, por sepse do tëtregojë se do të njohëpatjetër atë që po e interviston. Ulet në një kolltuk pellushi dhe merr frymë thellë. Nxjerr nga goja çamçakëzin që përtyp gjatë gjithë kohës, duke thënë ‘Më fal! Por çamçakëzi është i vetmi që më mban zgjuar”.

Iris Barrel lindi në 29 gusht 1921 në Queens, me baba amerikan dhe nënë ruse. Studjoi Histori Arti në Universitetin e Nju Jorkut, e fill nisi punë si editore mode në një revistë. Kur ishte27 vjeçe, u martua me Carl Apfel, me të cilin jetoi deri vitin e shkuar. Ata themeluan Old World Weavers, një kompani tekstili, që i dha jetë pasionit si stiliste dhe fashioniste.

Emri i saj nisi të lakohet fort që kur vuri këmbë në Shtëpinë e Bardhë. Iris u bë projektuesja e interiorit, krah nëntë gravetëPresidentëve të Amerikës. Por, më shumë sesa interiori, ajo është më e apasionuar pas modës. “Marr shumë letra nga fansat. E besoni që shumica janë djem? Djem, jo gay. Ata shohin si vishem dhe duan të njëjtën gjëpër të dashurat e tyre”.

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”


Një ikonë mode

Me syze të mëdha, formërrumbullake, buzë të pikturuara me të kuqe dhe një lumë bizhuterish etnike gjigante në duar e qafë, ajo është gruaja e preferuar e fotografit Ari Seth Cohen.Por për të kuptuar përse Iris Apfel është mbretëresha e Upper East Side,një nga gratë e fundit në universin e modës e armatosur me urtësi stilistike, mishërimi më delikat i termit ‘ikonë mode’, duhet të njohësh moton që e udhëheq në jetë. “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë”.

Ajo asnjëherë nuk i vendos kufij vetes. E pikërish në këtë pikë dallon stili i saj unik, ku unazat, byzylykët dhe vathët janë aksesorët që e identifikojnë më së shumti. “Nëse do të duhet të shpenzosh para për aksesorë ose veshje, zgjidhni aksesorët. Atondryshojnë pamjen, më shumë se çdo gjë tjetër.Janë të bukur, zbavitës dhe nuk bëhenkurrë të mërzitshëm”. Saherë udhëton, nuk kthehet në shpi panjë dyzinë me byzylykë, sidomos ato etnikë që e tërheqin jashtë masë. Të njëjtën gjë mendon edhe për varëset, sidomos gjerdanët e rëndë, ata masivët me ngjyra të forta. “Nëse nuk e njeh veten, nuk mund të kesh kurrë stil. Nuk mund të ndihesh kurrë e gjallë. Për mua hapi më igabuar për shumë njerëz është kur dalin para pasqyrës dhe nuk shohin veten. Pra, është e rëndësishme të kuptosh se kur nuk vishesh si të tjerët, nuk mundtë mendosh njësoj si ata”.

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”

Përveç ngjyrave të forta të veshjeve dhe aksesorëve, syzet janë një detaj i fortë, pa të cilin ajo nuk shfaqet kurrë në publik. Iris tani e ka të lehtë të gjejë syzet e përsosura që i përshtaten fytyrës, pasi portreti i saj është kornizuar qartazi. “Nuk e di sa palë mund të kem, nuk i kam numëruar kurrë. Kur isha e vogël shkoja në tregun e sendeve të përdorura. Sa herë shihja ndonjëpalë syze tëmëdha dhe me forma interesante i blija. Me kalimin e kohës nuk më duheshin, ndaj ivendosa në një kuti. Ose i kam ruajtur skeletin dhe i transformoj, sepse syzet e mëdha janë shumëtë bukura. Sa herë me pyesnin: Pse syze kaq të mëdha?I përgjigjem: Dua t’ju shoh mëmirë…!

Iris Apfel: “Nuk jam e bukur, por kam stil”

Leksione për modën dhe jetën

Edhe pse është një grua e moshuar, beson se nuk sheh asgjë të gabuar tek rrudhat që sipas saj janë thjesht shprehje guximi. “Nuk jam e bukur dhe nuk kam për të qenë kurrë. Aq më bën, sepse kam diçka më të mirë: stilin”-thotë Iris.Mendon se për të jetuar si një njujorkeze, një grua ka nevojëpër dy gjëra: një shofer personal dhe një peliçe, e bindur se kur flitet për modë, ajo e di së është diçka që nuk mund të blihet. “Nuk ka rregulla për stilin, sepse është një gjendje për të shprehur veten. Unë nuk vishem për të qenë e vëzhguar, por për vete. Në jetë duhet të provosh gjithçka. Fundja, ajo është veçse një udhëtim për t’u bërë dhe kjo nuk duhet harruar”.

Sipas saj, sekreti për të pasur stil është të kuptosh kush je edhe pse për këtë disa njerëzve u janë dashur vite të tëra. Në  fund, kur e pyet çfarë është moda për njerëzimin, përgjigjet: Gjithcka lidhet me modën: politika, ekonomia, shkenca. Nëse sheh një veshje, dallon çfarëe ka ndikuar atë. Kështu mund të kuptosh çfarë ka ndodhur në atë periudhë që është realizuar ajo”.

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF