KreuFashion

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

Black & Silver

Zgjidhni për festat e fundvitit këtë fustan të zi nga Balmain, sipërfaqja e të cilit është mbushur me temina të vogla ngjyrë argjendi, i dizajnuar me një dekolte elegante, një buton të madh që nxjerr në pah zonën e belit dhe një çarje e theksuar në këmbën e majtë, për t’i shtuar siluetës suaj akoma më shumë sensualitetin.

Efekti mustardë

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

Kjo pallto është qershia mbi tortë e koleksionit Vjeshtë 2023 nga Valentino. Një veshje e cila reflekton qartazi stil, gdhendje e një skulpture të përsosur e stilit tipik dimëror dhe superluks, për shkak sepse është e punuar me material viskoz prej kashmiri dhe leshi, ku bie në sy pjesa e sipërme, një prerje klasike e xhaketave.

Veza e karnavaleve

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

Frymëzuar nga personazhet eklektikë të festës italiane të karnavaleve, Matthieu Blazy, drejtori kreativ i Bottega Veneta, huazon elementet më të bukura për të krijuar një model çante tejet unike, duke gërshetuar thurjet e vogla prej lëkure, të cilat pak nga pak, nisin e marrin formën e një veze në miniaturë.

Magjia e Blahnik

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

Jepini më shumë magji pamjes suaj me këto sandale ikonike të Manuel Blahnik; ato datojnë që nga viti 1969 dhe janë të punuara me delikatesë, me lëkurë dhe mëndafsh të kuq, ndërsa në pjesën e sipërme ato janë dekoruar me kristale të mëdha e vezulluese, si një kombinim i përsosur i stilit të sofistikuar.

Minutat e H

Pesë sugjerime mode nga editorët e stilit!

 

E fiksuar mbi një rrip lëkure të kuq prej aligatori, kjo orë mahnitëse nga marka Hermes, ka një kornizë prej çeliku inoksi në formën e shkronjës H, e cila është e veshur tërësisht me diamante vezullues, ndërsa zemra e saj që mat kohën, është mbushur me një pafundësi kristalesh, që e bëjnë kohën tuaj edhe më të çmuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF