KreuFooter

Marketing

Marketing

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës  dhe karrierës. BORDO është një nga revistat më të suksesshme, orientuese e  modës, promovuese e artit, risive në teknologji, disajn, arkitektrurë e letërsi vjen  me si një revistë e përmuajshme, me 12 botime në vit. 

Cdo qershor revista vjen me dy botime, së bashku me BORDO KIDS, një revistë  dedikuar plotësisht fëmijëve, tematikave dhe argëtimeve të tyre, personazheve  frymëzues dhe bizneseve, që kanë lidhje me këto tema.  

BORDO në këto vite në treg ka bërë diferencën, me personazhet, intervistat e  trajtuara me kujdes, temat e veçanta dhe sesione fotografike dedikuar  personazheve të ftuar në BORDO.  

Personazhe te BORDO janë figurat e kulturës, artit, të cilët shpesh sfumohen në  botën e komerçializmit. Nxjerrja në pah e tyre është misioni i BORDO!  

Kopertinat e BORDO janë të menduara të ofrojne diçka të re dhe koherente!  BORDO shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninën falë  bashkëpunimit tonë me një nga distributorët më të suksesshëm në rajon, duke  qënë prezent në hotelet, restorantet, baret, qendrat e kulturës, qendrat e  kujdesit të shëndetit, lëkurës, qendrat e bukurisë dhe relaksit, ato estetike dhe  klinika dentare përmes bashkëpunimeve dhe abonimeve tashmë disa vjeçare!  Gjendemi në mediat sociale Facebook, Instagram, Tik Tok me Revista Bordo.  

Portali ynë bordo.al prej vitit 2015 është bërë pjesë e orientuese e lifestyle-t në  vend.  

Kanali i revista BORDO në Youtube që prej shtatorit 2023 sjell tashmë edhe në  video gjithë tematikat, që revista BORDO ofron.  

Rubrikat që përmban revista: BORDOStyle ju sugjeron trendet më të fundit të  fushës së modës, nga pasarelat ndërkombëtare deri tek stilistët shqiptarë dhe  njerëzit që janë të apasionuar pas së bukurës. Editoriale Mode me veshje dhe  aksesorë të konceptuar nga stilistët më të mirë shqiptarë. BORDOArt ju  

dedikohet artit pamor dhe skenik, emrave dinjitoze të fushës në vend dhe jo  vetëm. Penat më të njohura të letërsisë shqiptare ndajnë emocionet dhe  përjetimet e tyre përmes faqeve të BORDO. Emra të spikatur në fushën e  akademisë, shëndetësisë, apo edhe biznesit tregojnë hapat e tyre drejt suksesit  në BORDOKarrierë përmes fjalëve apo edhe fotografive ndër vite. Konceptet më  të fundit të dizajnit dhe interiorit, arkitekturës dhe udhëtimet më të veçanta, si  dhe risitë e kulinarisë vijnë përmes faqeve të BORDOStil Jetese, një mënyrë për të 

Për herë të parë një revistë shqiptare ju dedikohet meshkujve me BORDOMen,  përmes zërave profesionistë të kujdesit të shëndetit, estetikës, por edhe  prezencës së figurave më në zë të tyre, që ndajnë stilin, eksperiencat dhe jetën me  ne. Çfarë ndodh në kryeqytet? Kush janë baret, restorantet, dyqanet, kinematë,  dhe qendrat e argëtimit dhe eventet më të frekuentuara, i zbuloni në BORDOMetropol.

Adresa: BLV "Dëshmorët e Kombit", Hotel Rogner, kt 2, Revista Bordo
Email: [email protected]
Telefon: +355 68 20 69959

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF