KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e martë 27 shkurt 2024

Horoskopi ditor, e martë 27 shkurt 2024

Dashi

Zhvillimet pozitive të ditës do t’iu lejojnë që të përballoni me sukses gjithë nervozizmin e ditëve të lëna pas, sidomos në ballafaqimet me familjen. Gjatë kësaj dite do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme.

Demi

Duhet të jeni gati të ballafaqoheni me disa të papritura aspak të këndshme në vendin e punës. Megjithatë kjo periudhë nervozizmi, nuk duhet t’iu bëjë negativ dhe t’iu dekurajojë, pasi gjithsesi mund të mbështeteni tek një person tek i cili keni besim. Raporti në çift do të jetë mjaft i favorshëm.

Binjakët

Mos u fokusoni maksimalisht vetëm tek puna juaj, pasi mund të humbni nga vëmendja juaj mundësi shumë të mira të cilat do të zgjojnë emocione të forta. Do të rigjeni harmoninë me persona me të cilët jeni grindur së fundmi.

Gaforrja

Merrni më shumë kohë për veten tuaj, pasi kjo është një periudhë e shkëlqyer për të riparë të gjitha prioritetet tuaja në perspektivë ndryshe. Do të ndërmerrni iniciativa profesionale, të cilat i keni menduar prej kohësh. Gjetja e shpirtit tuaj binjak, nuk është diçka e lehtë, për këtë arsye duhet të jeni kurajozë dhe spontanë.

Luani

Mundohuni që të mos nxitoheni, pasi mund të krijohen keqkuptime. Pushoni më shumë dhe shmangni përfshirjen në keqkuptime të ndryshme dhe projekte shumë të mundimshme. Në dashuri, duhet të jeni më të qartë dhe të diskutoni me partnerin/en, për gjërat që ju shqetësojnë.

Virgjëresha

Udhëtimet dhe eksplorimet e vendeve të reja do ju tërheqin shumë, kështu që nisni të planifikoni me vëmendjen që ju duhet, të gjitha spostimet e parashikuara për këtë verë. Gjatë kësaj të marte, duhet vetëm të mundoheni të jeni më të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve tuaja lidhur me bashkëpunëtorët.

Peshorja

Po kuptoni nxitimthi se kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime si në nivelin profesional edhe atë personal. Risitë do ju bëjnë nervoz, por nuk duhet të keni frikë nga transformimet, pasi do të zbuloni anë tuajat, të cilat mendonit se i kishit harruar. Në mbrëmje parashikohen, takime intriguese.

Akrepi

Do të merrni disa sugjerime me vlerë, të cilat do ju lejojnë që të përmirësoni projektet e fundit. Do të ketë rizgjim të dashurisë dhe ngjallje pasioni, duke u rikthyer fuqishëm në lojë.

Shigjetari

Parashikohet një javë e cila do ju shohë më të menduar. Po bëni disa vlerësime, të cilat do ju mundësojnë që t’iu jepni formë tjetër marrëdhënieve ndërpersonale. Në vendin e punës, mos jini shumë autoritar.

Bricjapi

Besojini intuitës dhe hidhuni në projekte të reja, të cilat do ju lejojnë që të nxirrni në pah anën tuaj më krijuese. Idetë tuaja të shkëlqyera do ju mundësojnë përshpejtimin e projekteve tuaja. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Ujori

Do të jeni mjaft të angazhuar në organizmin e një eventi, i cili do mund t’iu lejojë që të bëni njohje të reja dhe mjaft interesante për karrierën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që të takoni një person shumë tërheqës.

Peshqit

Do të ndjeni se duhet ti kërkoni ndjesë një personi me të cilin së fundmi keni qenë shumë të ftohtë dhe të largët. Ky është një moment i cili ju gjen të stresuar dhe të lodhur. Këshillohet që mërzitë dhe ankthin tuaj ta kaloni me familjen ose me personin tuaj të zemrës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF