KreuHoroskop

Meri Shehu paralajmëron këto shenja horoskopi!

Astrologia Meri Shehu paralajmëron ndryshime që do të jenë të shpejta dhe çdokush do të përfshihet, por sipas saj ndikim më të madh kanë, Luanët, Ujoret Akrepet dhe Demet, si edhe Gaforret.

"Çdo ndryshim vjen me një zinxhir ndryshimesh që pasojnë njëri-tjetrin ose pas një ngjarje që tregon që asgjë nuk mbetet më siç ka qenë.

Meri Shehu paralajmëron këto shenja horoskopi!

Çështje të rëndësishme si dashuria, arti, argëtimi dhe karriera do të vihen në një trajektore shpërthyese, sikur asgjë nuk i mban më gjërat në këtë planet apo pozicion që janë.

Duam patjetër një ndryshim të shpejtë që ta ndjejmë ose diçka, që të na bëjë shumë përshtypje pavarësisht që nuk garanton stabilitet. Çdokush do përfshihet por ndikim më të madh kanë Luanët, Ujorët, Akrepet dhe Demet, si edhe Gaforret", shprehet Meri.

Meri Shehu paralajmëron këto shenja horoskopi!

Dashi
Vetëm Dashët e 10-ditëshit të tretë do kenë kujdes në karrierë, punë, bashkëpunime dhe në martesë ata që kanë probleme. Të tjerët do fillojnë të avancojnë më mirë me dashurinë, projekte pune dhe situata.

Demi
Duke qenë se gjithë këto përballje lidhur me punën, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë nuk do t’i përjetojnë mirë, ndryshime pune apokaliptike, marrëdhëniet në çift ose edhe Marsi në Akrep përballë Demit i ka futur në konflikt dhe shumë Dem do shikojnë që me partnerin do ngrihen këtë periudhë.

Binjakët
Më në fund çlirohen nga gjithë këto situata, dashuria ecën mirë, familja sikur u çlirua nga pengesat. Binjakët e lindur në 10-ditëshin e tretë, do të kenë kujdes në çështje ekonomike, dashurie, ka ndarje, jo kthime prapa, po u tha fjala e fundit nuk kthehet më. Në relacione me njerëzit e dashur dhe fëmijët duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave.

Gaforrja
Është një nga shenjat që do përballet shumë me luftën për pushtet, çështje familjare. Është një nga 4 shenjat që ka apokalips në shenjën e vet, do zbulohen gjëra të tilla që detyrimisht marrëdhëniet e Gaforreve me të tjerë dhe njerëz të rëndësishëm nuk do t’i lërë të paprekura dhe duke qenë se këto marrëdhënie do jenë disi konfliktuale, mund të arrihet fundi i diçkaje.

Luani
Kanë ngelur në këtë pozicion, çështjet ekonomike fatmirësisht fillojnë dhe rregullohen, por ka gjëra që në planet dhe projektet e tyre janë shumë të ngatërruara. Mosmarrëveshje, thashetheme, dyshime, marrëdhënie në çift, familjare, kthime mbrapa në projekte. Edhe këtu Luanët duhet të kenë kujdes në përgjithësi.

Virgjëresha
Afërdita në shenjën e tyre është pozitive, u çlirua nga shumë kontradikta. Tashmë do kenë kujdes Virgjëreshat e lindur në 10-ditëshin e tretë lidhur me çështjet ekonomike dhe një apokalips në marrëdhëniet personale sepse janë dhe kanë pasur probleme në këtë periudhë.

Peshorja
Është një nga shenjat më të adhurueshme gjatë kësaj jave, megjithëse të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë javën e jetës së tyre të madhërishme në kuptimin që ndahet shapi nga sheqeri. Pra ato gjëra që thuhen, sqarohen ose nuk janë të qarta do priten me thikë. Ata që do lozin lojë të dyfishtë do marrin parasysh pasojat.

Akrepi
Me karrierën dhe punën do ecin shumë mirë dhe do kenë përmirësime të dukshme në ikonën dhe jetën e tyre sociale.

Shigjetari
Do marrin promovim lidhur me punën, do kenë hapësira pozitive, një shpërblim të mirë por kujdes në shoqëri sepse ka një tradhti ose ndarje në fund të javës.

Bricjapi
Do ketë një apkalips ne çështje marrëdhëniesh në punë e karrierë! Disa të lindur në dhjetëditëshin e tretë do të humbin punën! Kujdes marrëdhëniet shoqërore. Do kenë një takim personal, por kujdes pasi ka prapaskena.

Ujori
Kjo periudhe do të marri shumë vëmendje për shenjën tuaj! Kjo vëmendje ka të bëj në kontaktet me jashtë dhe çështjet ligjore! Mund të filloni një projekt të ri në punë. Do ju duhet të ndani një sekret me dikë për një çështje ekonomike.

Peshqit
Kjo javë do të marri shumë interes në çështje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe qëllimet afatgjata! Çështja ekonomike del me humbje në fund jave! Kujdes pasi duan t’ju ngatërrojnë edhe në një çështje shëndeti, duke provokuar reagime të këqija.

 

 

 

 

 

Tags:

merishehu

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF