KreuKuzhine

Aromë Italie/ Tiramisu: Receta që ju duhet!

Aromë Italie/ Tiramisu: Receta që ju duhet!

Ndjeni aromat dhe shijen tipike italiane, përzier me vajin e ullirit, djathin, e padyshim pastat, që konsiderohen mbretëresha e tavolinës trengjyrëshe, e padyshim në fund ëmbëlsirat me bazë kafe.

Tiramisu

Përbërësit: 1 kokërr vezë, 2 të verdha veze, 6 lugë sheqer, 250 g mascarpone, 4 filxhan me kafe të ftohtë,

200 g biskota savoiardi, 1 lugë kakao

Aromë Italie/ Tiramisu: Receta që ju duhet!

Përgatitja: Filloni me ndarjen e të verdhave të vezëve, duke vendosur në një tas 3 të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen. Të bardhën e rrihni sa të bëhet një shkumë kompakte. Ndërkohë në një enë tjetër përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen, derisa të formohet një masë kremoze. Me ndihmën e një luge druri bashkoni kremin e të bardhës së vezës. Në një pjatë hidhni kafenë e ftohtë dhe me të lagni biskotat savoiardi. Biskotat e lagura vendosini në një tavë, duke formuar shtresën e parë me biskota.

Mbi biskotat hidhni gjysmën e kremit me mascarpone. Pastaj shtoni një shtresë tjetër me biskota savoiardi të lagura me kafe, sipër pjesën e kremit të mbetur. Në fund me ndihmën e një site spërkatni kakaon. Para se ta shërbeni vendoseni për të paktën një orë në frigorifer.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF