KreuKuzhine

Receta e së shtunës; Si thoni për fileto pule me spinaq!

Receta e së shtunës; Si thoni për fileto pule me spinaq!

Fundjava është një nga periudhat më të mira të javës, por gjithashtu edhe nga më të ngarkuara për sa i përket amvisave, të cilat duhet të çlodhen për javën tjetër të punës e cila nis shumë shpejt, por edhe të kujdesen për të gatuar për pjesëtarët e familjes.

Sot kemi zgjedhur t’ju sugjerojmë një drekë të shpejtë, të shëndetshme dhe shumë të shijshme.

Përbërësit:

800gr fileto pule

8lugw spinaq të zier

Pak djathë

1 vezë

pak miell.

 

Përgatitja:

Filetot i presim në mes në mënyrë që të krijohet si një “xhep” në copën e mishit. Në atë “xhep” qesim pak spinaq të zier dhe të kulluar dhe pak djathë. I mbyllim i qesim pak erëza të përziera, i rrotullojmë në miell, pastaj i fërgojmë në vaj deri sa të skuqen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF