KreuKuzhine

Receta/ Peshk në furrë me perime nga restorant Rimini!

Një nga pikat identifikuese të qytetit të Durrësit është restorant “Rimini”. Krijuar në vitin 2006, si një nga kuzhinat e para të këtij qyteti që ka shërbyer krudot, dhe sigurisht cilësia dhe perfeksioni e bëjnë ende të dallueshëm këtë restorant.

Si të gatuajmë levrek furre me perime:

-Përshëndetje të gjithëve! Sot kemi vendosur të gatuajmë një levrek furre me perime, special vetëm për ju. Peshku është i freskët. Peshku jonë, kemi detin këtu afër. Ne do të vazhdojmë me procesin tjetër, do t'i heqim luspat, do të pastrojmë barkun. Pastaj do të vazhdojmë procesin e marinimit. Vazhdojmë me barkun. E pastrojmë shumë mirë, t'i heqim gjakun, t'i heqim të brendshmet. Mundohemi ta pastrojmë shumë mirë, të mos ngeli asgjë këtu. E lajmë mirë.

Receta/ Peshk në furrë me perime nga restorant Rimini!

Gjithmonë ja heqim edhe këtë pjesën e mesit. Vazhdojmë me pastrimin e luspave, mundohemi të mos lejmë asgjë, e pastrojmë mirë. Pasi e pastruam dhe i hoqëm luspat, do të vazhdojmë me përgatitjen e peshkut. Kam përgatitur dhe perimet. I përgatita para, për shkak të kohës. Tani vazhdojmë me peshkun. Në fillim e presim pak që të marri marinimin, pjekja t'i shkojë më mirë. I hedhim vaj hudhrash, 2-3 lugë aq sa mos të ngjisë. Marrim perimet, kemi ca pomodorini, ca karota, ca ullinj, lulelakër, patate, brokoli.


Atëherë vazhdojmë me marinimin. I hedhim përsëri pak nga vaji hurdhës sipër, pak kripë. Mundohemi që t’i hyjë hurdha gjithandej. Piper të zi. Kam dhe pak verë të bardhë. Mundohemi ta shpërndajmë gjithandej dhe verën. I hedhim dhe pak majdanoz. Atëherë në fund i hedhim dhe pak ujë. Para se ta fusim në furrë. Mundohemi aq sa e ka të nevojshme, sipas madhësisë së peshkut. Kjo ishte receta për neve sot. Levrek furre me perime.

Receta/ Peshk në furrë me perime nga restorant Rimini!

Tani do të vazhdojmë me procesin tjetër të pjekjes. E mbulojmë dhe e fusim në furrë, rreth 25 minuta është gati. Pasi kanë kaluar 15 minuta, e zbulojmë peshkun. I jap dhe një faqe nga sipër. Merr dhe atë ngjyrën e bukur të kuqërremtë, edhe trashet dhe pak lëngu. Vazhdojmë e fusim brenda. Tani e largojmë pak nga zjarri, që të mos na e rrëmbejë direkte. Ja dhe tava e peshkut është gati. Ka një aromë fantastike. Një pamje e shkëlqyer. Ju bëftë mirë. 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF