KreuKuzhine

Recetë/ Paccheri Rummo me liker Vituzza

Recetë/ Paccheri Rummo me liker Vituzza

Nëse e mendoni likerin vetëm si një pije “Vituzza Liquore” siçilian, do të na dëshmojë sot se mund të përdoret shumë mirë edhe në kuzhinë. “Bordo” ka shkuar në restorantin e kompleksit Taivan, ku chefi do të na propozojë një recetë unike.

Recetë/ Paccheri Rummo me liker Vituzza

Përbërësit: Pasta Rummo, liker Vituzza me qitro dhe shije mente, vaj ulliri, patëllxhan i gatuar, peshk shpatë, pomodorini me kolore, fara pishe dhe mente.

Përgatitja:  Hedhim në tigan vajin e ullirit, më pas shtojmë thelpinjtë e hudhrës. I lëmë të marrin pak temperaturë. I shtojmë peshkun shpatë të prerë në kubikë. I kavardisim. Pasi peshkun shpatë ta kemi kavardisur, e shuajmë me likerin Vituzza. Shtojmë pomodorinit me kolore dhe i kavardisim. Shtojmë farat e pishës dhe më pas menten. I kavardisim dhe i lemë të gatuhen. Tani është momenti të shtojmë patëllxhanin e gatuar dhe i kavardisim. Shtojmë piperin e freskët për shije dhe aromë, e kripë sipas dëshirës. Ndërkaq, kemi zier pastën në një enë tjetër për 12-13 minuta. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë te tigani. Tani është momenti të shtojmë likerin Vittuza, për një shije sa më të mirë dhe aromë. Vijojmë me montimin e pjatës. Fillimisht vendosim pastën dhe më pas ingredientët shoqërues të pastës, salcën e përgatitur me peshk shpatë. Në fund, i hedhim edhe pak vaj me mente.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF