KreuKuzhine

Sot festohet Sulltan Nevruzi; receta e hashures, ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste!

Sot festohet Sulltan Nevruzi; receta e hashures, ëmbëlsirës

Hashurja është një ëmbëlsirë turke dhe është quajtur ndryshe Pudingu i Noes. Ekziston një legjendë, që kur banka e Noes u ndal për të pushuar në malin Ararat në verilindje të Turqisë, familja e tij festoi me një pjatë të vogël të veçantë. Duke qenë se rezervat e ushqimit ishin drejt fundit, produktet e pakta të mbetura ishin frutat e thata dhe gruri. Ato u gatuan së bashku dhe formuan një pjatë që sot quhet hashure. Tradicionalisht, sidomos në vendin tonë, kjo pjatë përdoret për festën e Sulltan Nevruzit apo, siç quhet, ndryshe Dita e Hashures.

Përbërësit:

300 gr grurë për ashure100 gr sheqer i bardhë100 gr arra, lajthi, stika, bajame (këto mund të jenë opsionale)50 gr rrush i thatë2 lugë të vogla kanellë2 lugë niseshtePak kripë

Përgatitja:

Si fillim, vendosni grurin në 2 litra ujë dhe lëreni të zihet për 2 orë në një zjarr të ngadaltë derisa gruri të zbutet tërësisht. Më pas shtoni sheqerin, një majë luge kripë, rrushin e thatë. Në një tas të vogël me ujë të nxehtë tretni 2-3 lugë niseshte, derisa të formohet një lëng i trashë dhe pa kokrriza. Hidheni në tenxheren me hashure dhe përziejeni fort me një lugë druri që lëngu i hashures të trashet dhe e lini dhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Pasi hashurja të jetë përfunduar, hidheni në tasa të vegjël qelqi dhe hidhini sipër pak kanellë dhe fruta të thata, si: arra, bajame, lajthi etj.  Lëreni të ftohet pak dhe futini tasat në frigorifer, pasi kjo ëmbëlsirë do të serviret e ftohtë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF