Boksieri i njohur shqiptar, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti në Londër, Xhon Frenk Mendi, në një ndeshje me dhjetë raunde.
Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring. Në fund të dhjetë raundve, boksieri i talentuar lezhjan e ka fituar duelin me pikë.
Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Falë mbështetësve të shumtë të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele, Londra u vesh kuqezi.



















