Nuk e dini më se çfarë do të thotë të zgjoheni vonë dhe të ndjeni atë ndjenjë relaksi dhe energjie që mund të vijë vetëm pas një gjumi të qetë. Të flini mirë mund t’ju duket si një sfidë e pamundur, por shpesh vetëm ndryshimi i detajeve të vogla të rutinës suaj të mbrëmjes mjafton për të bërë përmirësime të mëdha.
Kini kujdes se çfarë hani
Ajo që hamë është e lidhur drejtpërdrejt me mënyrën se si flemë. Para se të flini, shmangni ushqimet që përmbajnë stimulues si, kafeina, çokollata dhe alkooli.
Fikni aksesorët elektronikë
Të paktën 1-2 orë para se të flini, fikni smartfonin, tabletin, televizorin dhe kompjuterin. Drita blu e emetuar nga këto pajisje mashtron trurin tuaj sepse ka të njëjtin efekt si dielli: pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit dhe ju mban zgjuar. Trajtojeni veten me një libër të mirë ose thjesht shfrytëzojeni atë kohë për të menduar për gjërat e mira të ditës, gjumi juaj do të jetë më i qetë.
Mos bëni palestër në orët e vona
Sporti gjatë ditës ka efekte të dobishme në pushimin e natës, por duhen marrë masa paraprake specifike. Për shembull, duhet të shmangni bërjen e sporteve afër kohës së pushimit pasi stërvitja ngre temperaturën e trupit dhe përshpejton metabolizmin tuaj. Pra, përfundoni stërvitjen tuaj të paktën tre orë para se të flini.
Mbani larg shtratit shqetësimet e ditës
Do ta keni vënë re, ajo që përjetojmë gjatë ditës ka pasoja në orët e natës. Mos mendoni kur bini për të fjetur për shqetësimet, streset dhe anthet e ditës.

Dieta e vezëve: A duhet ta provoni?





"Vetëm për dashurinë", libri që ju duhet!


Nis sot Panairi i 26-të i Librit!

Berlini u jep lamtumirën trenave të RDGJ!

Moda e fundit e tatuazheve që na la pa mend!






Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!



