KreuStil Jetese

5 risitë e muajit në teknologji!

5 risitë e muajit në teknologji!

Bang & Olufsen dhe Ferrari

5 risitë e muajit në teknologji!

Dy market prestigjioze Bang & Olufsen dhe Ferrari bashkuan forcat duke krijuar një koleksion të rrallë altoparlantësh dhe kufjesh. Altoparlanti shtëpiak me valë Beosound 2, ka një dizajn thuajse futuristik që lidhet dukshëm në nuancën e kuqe të Ferrarit, ndërsa përsa i takon cilësisë ato janë arritja më inovative që sugjeron Bang & Olufsen.

Moonswatch

5 risitë e muajit në teknologji!

Blancpain dizenjoi për Swatch modelin e ri të orave Moonswatch, me një kasë tejet elegante prej qeramike, të vendosura mbi një gamë ngjyrash të forta nga e kaltra deri te portokallia, ndërsa kohëmatja llogaritet falë sistemit automatik SISTEM51, duke dhuruar një objekt me pamje superluksoze, origjinale, por edhe tejet praktike.

Alfa Romeo 33

5 risitë e muajit në teknologji!

Duke u frymëzuar nga historia, marka e njohur e automobilave Alfa Romeo, ridizenjon versionin e ri të

33 Stradale, një makinë e viteve '60, e cila vjen e prodhuar vetëm në 33 copë dhe të gjitha janë shitur për një çmim mbi 1 milion euro. Makina arrin shpejtësinë maksimale 333 km/h, ndërkohë nga 0 në 100 km/h e barrin për më pak se 3 sekonda.

iPhone 15

5 risitë e muajit në teknologji!

Apple prezanton versionin e ri të iphone 15 me përmirësime në harduer, por ndryshimi më i dukshëm është ekrani Dynamic Island dhe risi në pamje të ekranit falë teknologjisë OLED. Telefoni ka kamera kryesore 48 MP, çip 4nm Apple A16 dhe asistencë dyvjeçare falas me lidhje satelitore, ndërsa shtimi i sensorëve ndihmon në realizimin e fotove natën.

Dash Cam Omni

5 risitë e muajit në teknologji!

Nëse doni një kamer që regjistron çdo moment të udhëtimeve tuaja, Dash Cam Omni është e duhura. Pajisja ka një kamer e cila rrotullohet 340 gradë, duke mundësuar pamje të plota HD me 60 fps, të cilat mund të ruhen në memorien EMMC prej 128 GB dhe më pas mund t'i menaxhoni nga distanca përmes një aplikacioni në smartphone tuaj.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF