KreuStil Jetese

6 sugjerime librash për muajin!

 

Diana dhe Dosi, një histori dashurie

Autor: René Delorm - Çmimi: 1000 lekë

Janë shkruar vëllime të tëra për historinë e dashurisë, midis Dianës dhe Dodi Fajedit, por vetëm një person mund ta tregojë historinë e vërtetë të dashurisë. Rene Delormi, asistenti besnik dhe miku i vjetër i Dodit, pa se si lulëzoi dashuria e tyre përgjatë lundrimit nëpër Mesdhe, shëtitjeve në Monte Karlo dhe darkave intime në vilat e Fajedit në Francë dhe Angli. Ishte Rene Delormi, ai që i përcolli nga apartamenti në Paris, atë mbrëmje të fundit. Ai po i priste me shishen e shampanjës, kur mësoi lajmin e kobshëm…

6 sugjerime librash për muajin!

Komploti

Autor: Ben Blushi – Çmimi: 1400 lekë

Viti 2044 - Në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan dhe popullsia shqiptare është pakësuar. Afganët kërkojnë të pushtojnë Kosovën. Ky plan nuk u pëlqen shqiptarëve, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore. Në lojë futen tre hebrenj, që thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria. Hebrenjtë luajnë të gjitha fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë i paimagjinueshëm.

6 sugjerime librash për muajin!

Takimet e mia me…

Autor: Blendi Fevziu – Çmimi: 1200 lekë

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Blendi Fevziu sjell një libër me profile të personaliteteve të njohur, të cilët kanë ndikuar në historinë e Shqipërisë. Libri i cili titullohet “Takimet e mia me…”, në plot 350 faqe, rrëfen detaje krejt të panjohura mbi jetën e 39 personazheve, që kanë dominuar historinë e shqiptarëve. Këta personazhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, gazetari Blendi Fevziu i ka njohur personalisht përmes takimeve dhe intervistave, që në këtë botim, sjellin një tjetër anë të panjohur të tyre.

6 sugjerime librash për muajin!

Skandal në pranverë

Autor: Lisa Kleypas – Çmimi: 1200 lekë

Pas tri stinëve, babai i Dejzit është i prerë: e bija duhet të martohet. Nëse nuk gjen burrin e ëndrrave, do të jetë e shtrënguar të martohet me atë që i ati i ka zgjedhur: Metju Suiftin. Dejzi tmerrohet, do të martohej me këdo përveçse me atë individ të vrazhdë. Por nuk i ka bërë llogaritë me sharmin e padyshueshëm, që Metjuja do të përdorë për ta bërë për vete. Djali ambicioz që kishte njohur është shndërruar në një burrë tërheqës. Kur është duke iu dorëzuar pasionit, shpërthen një skandal që rrezikon të shkatërrojë gjithçka...

6 sugjerime librash për muajin!

Violeta

Autor: Isabel Allende – Çmimi: 1500 lekë

Violeta vjen në botë në një ditë të stuhishme, të vitit 1920. Ajo është vajza e parë në një familje me pesë djem të zhurmshëm. Ajo rrëfen historinë e saj në formën e një letre për dikë që e do mbi të gjithë të tjerët, duke rrëfyer kohë të dhimbjeve shkatërruese dhe punëve pasionante, varfërisë dhe pasurisë, humbjes së tmerrshme dhe gëzimit të pamasë. Jeta e saj është formuar nga disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë: lufta për të drejtat e grave, ngritja dhe rënia e tiranëve dhe në fund jo një, por dy pandemi.

6 sugjerime librash për muajin!

Dritë nga dritarja

Autor: Lucinda Riley – Çmimi: 1500 lekë

Vdekja e së ëmës, një grua tejet e ftohtë, zgjon tek Emilia një lëmsh ndjenjash, sidomos kur merr vesh se është e vetmja trashëgimtare e një kështjelle në Jug të Francës. Kështjella fsheh përgjigjet e shumë pyetjeve: një fletore e vjetër me poezi që gjen mes atyre mureve, do ta vërë në gjurmë të hallës misterioze, historia tragjike e dashurisë të së cilës ka shënjuar në mënyrë të pandreqshme familjen e saj. Një histori e mbushur me emocione, sa e shtyn Emilinë ta rishqyrtojë jetën e vet dhe atë që ka rrotull.

6 sugjerime librash për muajin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF