Një nënë e re vdiq pak pas lindjes, pavarësisht se mjekët i thanë se kishte një shtatzëni krejtësisht normale dhe pa rrezik. Emily Lockley, 26 vjeç, nga Britania e Madhe, lindi një djalë krejtësisht të shëndetshëm. Edhe pse nuk kishte probleme shëndetësore, menjëherë pas lindjes, Emily vdiq pasi dyshohet se pësoi një aneurizëm pulmonar.
26-vjeçarja kishte një shtatzëni krejtësisht normale dhe i vogli i saj, Harley lindi brenda kufijve kohorë të shtatzanisë. Ende nuk është përcaktuar saktë shkaku i vdekjes, por të afërmit thonë se ishte një aneurizëm pulmonar. “Ajo kishte ëndërruar të bëhej nënë. Emily e mbajti djalin e saj të vogël kaq të sigurt dhe tregonte çdo ditë se sa e emocionuar ishte që më në fund të kishte jetën që ëndërronte. Ajo nuk kishte asnjë problem shëndetësor, para apo gjatë shtatzënisë, kështu që siç mund ta imagjinoni kjo ishte një tronditje e madhe për të gjithë ne. Askush nuk ju përgatit për diçka kaq të tmerrshme. Ajo ishte shumë e bukur, brenda dhe jashtë. Si familje jemi në shok total për shkak se Emily kishte një shtatzëni krejtësisht normale”, tha motra e saj Chloe Stokes, 24, sipas The Sun.
Vogëlushi Harley tani është në krahët e babait të tij dhe të nënës së Emily, Tracey Wootton. "Emily, ne do të kujdesemi për djalin tënd të bukur dhe do t'i përcjellim të gjithë dashurinë që ti i dërgon nga parajsa", tha nëna e vajzës.