KreuStil Jetese

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar vizitën në UK!

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Nga Eda Bano

Belfast, në axhendën time!

Nuk dija asgjë për Belfastin, përveç një këngë që kisha dëgjuar dhe që e këndon një grup shumë i njohur muzikor (Abba).

U gjenda aty nisur nga Skocia me anije. Që të arrija deri në portin e vogël skocez, bëra shumë rrugë me makinë, në një mot vjeshte me erë e furtunë. Për fat të mirë, anija po priste e ankoruar në port. Thjesht hymë, bëmë pagesën, kaluam një procedurë të thjeshtë rutine kontrolli, dhe u gjendëm në anije. Për vetëm 2 orë e pamë veten nga Skocia në Irlandë, pikërisht në Belfast.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Belfasti ka një port të madh, të shëmtuar, tipik port marinarësh e pune. Aty mësova që në Belfast ishte projektuar dhe nisur anija Titanic, e njohur për fundin e saj tragjik. Pra, si të thuash historia e Titanic ishte kthyer në atraksionin nr. 1 në Belfast. Aty, fiks në vendin ku është nisur anija, është ngritur një muze me një godinë të madhe e me arkitekturë të veçantë, ku brenda saj sheh pothuajse ‘live’ gjithë historinë e anijes Titanic që nga projektimi, ndërtimi, nisja (më 31 maj 1912), dhomat brenda, që nga ato më luksozet që të çudisnin me luksin e madhështinë, ato ekonomiket, deri te më të thjeshtat, që ishin aq të vogla sa thoshe ku mundet të rrinë njerëzit aty. Gjithashtu aty mëson detajet e mbytjes, përplasjes, mesazheve të dërguara nga kapiteni deri më 15 prill 1912, ku mbyllet me fjalën “Silent”… D.m.th. një histori që kalon deri në trishtim.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Kanë një shprehje këta irlandezët: “Titanic was built by irishmen and sunk by an Englishman”. Duket se ajo armiqësi e heshtur që kanë për anglezët, dhe që vendi ka patur luftëra e trazira, ndihet kudo, veçanërisht në muralet, ku ata si në një muze në qiell të hapur kanë shkruar “historinë”. Nuk çuditeshe edhe nëse lexoje: “England is Ireland’s enemy”.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Belfast është një qytet i shtrirë. Nuk ka ndërtesa të larta, as pallate të reja, siç shohim rëndom në vendin tonë. Parkimet në rrugë janë më së shumti ‘free’, pa pagesë. Atraksionet janë larg njëra-tjetrës. Duhet t’i hipësh makinës që t’i “prekesh”, përndryshe është e pamundur t’i shohësh me “këmbë“.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Në mbrëmje, qyteti i mbyll shpejt dyert e dyqaneve: që në orën shtatë. Dhe me atë rast, edhe jeta duket sikur pushon. Por në fakt, lokalet dhe restorantet janë ato që gëlojnë e rrinë zgjuar. 

Nuk është Belfast qyteti më tërheqës, por ka edhe ai atë jetën e vet dhe bukurinë e tij! Vetëm 70 milje larg është një atraksion shumë i lezetshëm, madje për të gjithë Irlandën: “Giant’s Causeway“, shkëmbinj vullkanikë me forma të veçanta, vendi ku është luajtur filmi “Game of Thrones“. 

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Irlanda shquhet për barin jeshil, tepër jeshil, fshatrat me kullota dhe tokat e punuara! Kudo në rrugë ka pastërti, dhe irlandezet NUK janë tipa shumë korrektë e të përgjegjshëm. Shiu të shoqëron dimër-verë dhe çadra të bëhet shok i ngushtë. “Festivali i shiut”, sipas irlandezëve, fillon më 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Ndër atraksionet më të rëndësishme të qytetit është “City hall”, i cili duhet parë medoemos si edhe mbyllja e ditës në “The crown bar”, që është restoranti më ‘cool’ i qytetit! Ndërtesa e Parlamentit, “Stormont Estate and Parliament building“, është epike dhe madhështore, me një kopsht në hyrje të saj rreth 1,6 milje dhe një godinë të stilit viktorian. Për të shkuar deri aty, sigurisht që nevojitet makina dhe rruga është fantastike, rrethuar me pemë e gjelbërim!

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Belfast nuk mund të quhet qyteti më i bukur në botë, as në Mbretërinë e Bashkuar, por shkuarja dhe vizita në të, sigurisht që mbetet një përvojë e veçantë.

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

Ca ditë në Belfast? Zgjidhja e duhur për të kompletuar

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF