Për mjekun, çdo pacient është njësoj i rëndësishëm e betimi i Hipokratit respektohet me të njëjtin humanizëm te kushdo. Megjithatë kur në pozicionin e pacientes, është ajo me të cilën ndan ditë/netët prej dy dekadash, është e kuptueshme që emocioni i brendshëm nuk është ai i një ndërhyrje rutinë. I tillë është rasti i mjekut italian të ORL-së, Andrea Palmieri, i cili u tregua i gatshëm për të ndarë me ne eksperiencën e ndërhyrjes së bashkëshortes së tij, Federica. Dr. Andrea nuk i tha menjëherë “po” pacientes së tij të veçantë, pasi siç tregon ai, ju desh të merrte pak kohë para se të vendoste. Nga ana tjetër, Federica nuk pati asnjë hezitim, pasi po ja besonte ndërhyrjen njeriut më të rëndësishëm të jetës së saj, që në këtë rol ishte kirurgu, për Federicën dhe me siguri për shumë pacientë të tjerë, më i mirë në botë.
Vitet e fundit, kërkesa për ndërhyrje estetike është rritur shumë. Rinoplastika zë një përqindje shumë të rëndësishme të këtyre operacioneve.
Është një gabim, shumë i zakonshëm, të mendosh se rinoplastika është një operacion i thjeshtë. Në realitet është një operacion shumë i rëndësishëm, sepse hunda është në qendër të fytyrës dhe është gjëja e parë që vëreni, kur flisni me një person. Ekzistojnë disa teknika për kryerjen e një rinoplastike. Gjithmonë duhet të zgjidhni teknikën e duhur për çdo hundë, në fakt një gjë shumë e rëndësishme është planifikimi i një operacioni. Për të planifikuar një operacion, kirurgu duhet të njohë të gjitha teknikat dhe më pas të zgjedhë atë më efektiven.
Doktor Andrea, kur dhe si vendosët t’i bënit operacionin bashkëshortes suaj?
Të vendosësh për të kryer një operacion estetik për gruan tënde, është një përgjegjësi shumë e madhe. E mendova pak kohë, më duhet të them të vërtetën, por në fund e operova Federicën, duke përdorur teknikën e hapur sepse për mendimin tim, pjesa më e rëndësishme e fytyrës së saj ishte përmirësimi i majës së hundës. Tani jam shumë i lumtur, që e kam bërë operacionin, sepse ka një rezultat të shkëlqyer dhe ajo është shumë e kënaqur.
Federica, si u ndjetë pas operacionit?
Atë mëngjes hyra në sallën e operacionit me shumë qetësi, sepse besimi te kirurgu është shumë i rëndësishëm, dhe në këtë rast e di shumë mirë... Ndërhyrja ime u krye në spitalin “Villa Maria”, i cili ka një reputacion të shkëlqyer. Zgjimi pas anestezisë ishte shumë relaksues, dhe ajo që ndjeva pasi u zgjova, ishte vetëm një ndjesi modeste djegieje në hundë, e cila u largua brenda 2-3 orësh. Kisha disa mavijosje (hematoma) shumë të lehta nën sy, të cilat u larguan brenda rreth dy javësh. Ndiqja të gjitha këshillat që Andrea më dha, në mënyrë perfekte dhe pas 15 ditësh rifillova aktivitetin sportiv, pa probleme me frymëmarrjen nga hundët.
Federica, çfarë masash keni ndjekur pas operacionit të rinoplastikës?
Është shumë e rëndësishme, të merrni parasysh sugjerimet e mjekut tuaj. Para së gjithash, për muajin e parë është e rëndësishme të flini me kokën më të ngritur, në mënyrë që të mos rrisni ënjtjen e hundës. Terapitë pas operacionit me antibiotikë dhe qetësues, kur është e nevojshme, janë shumë të rëndësishme. Rezultatin e parë estetik e mora sapo hoqa termoplastin mbrojtës, 8 ditë pas operacionit, por rezultat të mirë pata pas rreth 2 muajsh. Pas 6 muajsh, hunda stabilizohet dhe ka një rezultat estetik pothuajse përfundimtar. Shumë thonë që pas 1 viti keni rezultatet përfundimtare, por në rastin tim kanë kaluar pothuajse 2 vjet nga operacioni, dhe unë ende vërej përmirësime.
Federica, tani që e keni provuar këtë operacion, a do ta bënit sërish?
Po, do ta bëja përsëri. Për mua nuk ishte një operacion i rëndë, rikuperimi ishte i shpejtë dhe mbi të gjitha, një gjë shumë e rëndësishme, jam shumë e kënaqur me rezultatin. Faleminderit, Andrea!