KreuStil Jetese

E rëndë në Theth, vdes turistja 31-vjeçare gjermane: Ra në greminë!

E rëndë në Theth, vdes turistja 31-vjeçare gjermane: Ra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku një turiste 31-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.”

E rëndë në Theth, vdes turistja 31-vjeçare gjermane: Ra

Ende nuk ka detaje të mëtejshme nga ngjarja e rendë, por grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF