KreuStil Jetese

Ekskluzive/ Klodiana Shala zbulon disa nga sekretet e regjimit të saj ushqimor!

Ekskluzive/ Klodiana Shala zbulon disa nga sekretet e regjimit të saj

Atletja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuar në kanalin e revistës “Bordo” dhe ka gatuar për të gjithë ndjekësit tartar me salmon, ndërkohë që ka dhënë këshilla për të gjitha vajzat, teksa ka ndarë edhe disa sekrete nga regjimi i saj ushqimor.

Ekskluzive/ Klodiana Shala zbulon disa nga sekretet e regjimit të saj

Atletja u shpreh se ajo nuk mban dieta, por ruan një regjim ushqimor, i cili përbëhet nga ushqimet e shëndetshme sezonale, “Unë në fakt regjimin tim nuk e kam prishur kurrë. Unë lëngun e mishit nuk e kam ndarë. Edhe pse kam 11 vite që e kam lënë sportin. Çdo gjë me lëngun e kockave. Bulmetin nuk e kam ndarë, vezën nuk e kam ndarë, djathin, por tani me karar.  Kosin nuk e ndaj edhe pjesën e supës, pavarësisht se çfarë stine jemi”.

Ndërkohë e pyetur se kur e konsumon në darkë, atletja tha, “Deri në orën 7 të darkës, pas orës 7 të darkës nuk konsumon asgjë. Deri në 7 të darkës do të kem ngrënë ndonjë frutë, ndonjë kos me fruta pylli prapë, diçka të lehtë. Por, unë jam pak mishngrënëse në fakt dhe nëse mua do më shkoj në mendje për të ngrënë, unë e skuq një bërxollë në darkë”.

Ekskluzive/ Klodiana Shala zbulon disa nga sekretet e regjimit të saj

Atletja theksoi se të paktën 20 minuta në ditë të gjithë duhet të ushtrohen, “Ajo është mirë 20 minuta në ditë gjithkush e gjen. Edhe pa shkuar në palestër edhe këtu duke qenë me karrige ne mund të bëjmë ushtrime.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF