KreuStil Jetese

Ekskluzive/ Një tartar me salmon nga Klodiana Shala dhe ca këshilla me vlerë për vajzat!

Ekskluzive/ Një tartar me salmon nga Klodiana Shala dhe ca këshilla me

Atletja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuar në kanalin e revistës “Bordo” dhe ka gatuar për të gjithë ndjekësit tartar me salmon, ndërkohë që ka dhënë edhe këshilla për të gjitha vajzat. Atletja u shpreh se ajo nuk mban dieta, por ruan një regjim ushqimor, i cili përbëhet nga ushqimet e shëndetshme sezonale.

Ekskluzive/ Një tartar me salmon nga Klodiana Shala dhe ca këshilla me

-Përshëndetje! Atëherë një tjetër figurë shumë e dashur dhe shumë e njohur nga ju do të gatuaj një recetë për të gjithë ju. Për të gjithë ndjekësit e Bordo-së. Sot me mua është ai njeriu që na sfidon të gjithëve të kalojmë limitet tona. Me mua sot është Klodiana Shala. 

-Klodi mirë të prezantova?

Klodiana Shala: Mirë je vajzë shembullore, po e prezantove mirë sapo pe thikën këtu afër. Si e the, e the nga zemra apo nga presioni?

-Jo e thashë nga zemra.

Klodiana Shala: Në rregull.

-Çfarë raporti ke me gatimin? Çfarë do të bëjmë sot?

Klodiana Shala: Ne do të bëjmë një tartar me salmon.

-Edhe për mua është një pjatë shumë e dashur dhe shumë mirë që do ta gatuajmë këtu sot, sepse unë nuk di ta gatuaj. Sidomos këto gjërat e detit.

Klodiana Shala: Kjo është shumë e thjeshtë. E vetmja gjë është që produktet duhet të jenë të freskëta dhe duhet për të ditur për t’i zgjedhur.

Pjesa e salmonit është shumë e rëndësishme përzgjedhja. 

-Edhe avokado duhet të jetë e butë.

Klodiana Shala: Avokadon duhet ta kemi të butë. Salmonin e presim. Sushin e ha vetëm në restorant, pavarësisht se do të vijë një ditë që do ta mësoj thjesht për kuriozitet. Sepse duhet t’ia lejmë profesionistit.

-Si është puna e sushit, thonë që është një art më vete?

Klodiana Shala: Është një art më vete në fakt. Jo të gjithë nëse ke provuar në Shqipëri edhe kudo, jo të gjithë e bëjnë sushin perfekt. E presim në kubik sa më të hollë. Salmoni kuptohet që është shumë i freskët dhe shumë i mirë. 

-Në shtëpi çfarë gatuan më shpesh?

Klodiana Shala: Unë gatuaj çdo gjë, përveç se petat e bakllavasë. 

-Po bakllavanë e konsumon?

Klodiana Shala: Të gjitha ëmbëlsirat i konsumoj. E bëj sheqerparen, bëj ravaninë dhe qumështorin e bëj çdo javë. 

-Nuk ke nga ato dietat e frikshme ose nuk ha ëmbëlsira.

Klodiana Shala: Unë nuk ka lidhje fare me dietat, unë gjithmonë them regjim ushqimor. Nëse ne dimë se çfarë hamë, nëse ne hamë gjërat sezonale.

-E mban atë ekuilibrin?

Klodiana Shala: Po sepse e them shpesh çdo gjë është me karar. Sepse trupi do dhe sheqerin, do dhe kripën, do dhe yndyrën, të gjitha i do trupi.

Prandaj kur bëjmë analizat themi na mungon kjo na mungon ajo, e kemi të tepërt këtë. Çdo gjë është me karat.

-E di si është puna, janë disa njerëz që thonë më shëndosh edhe uji që pi.

Klodiana Shala: Kjo është një gënjeshtër që unë e dëgjoj shpesh herë tek vajzat që unë trajnoj, që më thonë ne nuk hamë. Uji që siç the dhe ti vetë, kur thonë edhe uji me jep shëndet, absolutisht që jo. Sepse nëse ne mbajmë një regjim ushqimore, nëse bëjmë një aktivitet që shpesh herë unë e kam thënë heqim ashensorin, heqim makinën. Marrim dy bidona ujë në shtëpi dhe bëjmë 20 minuta stërvitje për muskujt. Bëjmë cardio duke bërë kërcime duke vënë një muzikë. Nuk rrimë në kafe nga 3 orë por rrimë 1 orë dhe 20 minuta në ditë stërvitje. 

-E shfrytëzojmë për një ecje.

Klodiana Shala: Absolutisht për një ecje, për një jetë më të mirë. Siç të thashë unë nuk jam për dietat, jam për regjim ushqimor, jam për t’i provuar të gjitha ushqimet. Në breg të detit ka ushtrime pafund që mund të bëjmë cardion dhe tonifikimin për këmbët, vithet, krahët, për të gjitha. Shumica nga ju kërkoni vetëm vithe në fakt, por baza kryesore nuk janë vithet por është shtylla kurizore. Sepse plakja neve nuk na vjen këtu, por na vjen këtu. Kështu që çdo gjë është shtylla kurizore. 

-Po gjithsesi është e rëndësishme formimi i musklaturës sesa mua më duket ndonjëherë kemi nevojë për përfitimin e rezistencës. Kjo që na meret fryma, nuk kemi frymëmarrje të mjaftueshme.

Klodiana Shala: Cardio është kryesore, prandaj edhe shahistët bëjnë aktivitet fizik vrapin, që quhet. Baza kryesore është atletika, në çfarë do lloj sporti, jo pse jam unë atletike dhe kot nuk i thonë dhe mbretëresha. 

-Kur përfiton rezistencë duket sikur mund t’i bësh të gjitha pastaj.

Klodiana Shala: Janë mushkëritë, zemra, qarkullimi i gjakut, kush na e bën? Mënyra e të marit frymë. Që oksigjeni dhe për pjesën e trurit, sepse aktiviteti fizik nuk mund të bëhet vetëm sepse kemi marë kile, kemi barku apo të shëndoshë apo nuk e di unë se çfarë. Aktiviteti fizik kryesorja tani me këtë jetë që ne po bëjmë është stresi. Dhe çfarë bëjmë, nxjerrim negativitetin. Qarkullimi i gjakut, çuarja e oksigjenit në tru dhe kjo është jetesa e mirë, pastaj të të ushqyerit mirë. Tani me i hodhem salmonin, avokadon, erba cipollina. E sheh si e kape. 

-Ku mund ta gjejmë ne?

Klodiana Shala: Kjo gjendet kudo, në çdo dyqan që shesin perime, fruta i ke. Ne nuk para i njohim në fakt. Këtu po i hedhim piper, unë vdes për piper. Ti se di a e ha apo se ha. Si e do me shumë vaj apo me pak vaj?

-Tani unë nuk e di, po ta lë në dorë ty.

Klodiana Shala: Ti rri vetëm larg.

-Nuk të ndihmoj fare.

Klodiana Shala: Notën e kemi xhep ne. Ja dhe soja këtu tani. E do me shumë apo me pak? Por tartari është i lehtë në fakt, mund ta bëjnë të gjithë, e vetmja gjë është çelësi cilësia e produkteve. 

-Ti konsumon më shumë në drekë, në darkë?

Klodiana Shala: Unë në fakt regjimin tim nuk e kam prishur kurrë. Unë lëngun e mishit nuk e kam ndarë. Edhe pse kam 11 vite që e kam lënë sportin.

-Lëngun e kockave?

Klodiana Shala: Çdo gjë me lëngun e kockave, atë e kam përdorur. Bulmetin nuk e kam ndarë, vezën nuk e kam ndarë, djathin, por tani me karar. 

-Bulmetin e kanë bërë copë, jo kolesteroli.

Klodiana Shala: Jo unë kosin nuk e ndaj edhe pjesën e supës që të thashë drekën dhe darkën pavarësisht se  çfarë stine jemi. Por kolagjenin unë aty e gjej në fakt, tek lëngu i kockave. 

-E ke marrë në mënyrë organike.

Klodiana Shala: Mund të jem nga sportistet e vetme në fakt.

-Suplementet?

Klodiana Shala: Zero. Nuk është mirë në fakt sepse nuk mundemi t’i marim të gjitha nëpërmjet ushqimit. Besoj se duhet shtesë, mua dhe kur më pyesin vajzat e palestrës se çfarë duhet të marrim e vetmja gjë i kërkoj analizat për të ditur se ku janë. Pastaj dhe për pjesën e ushqimit duhet t’ia lejmë profesionistes që është nutricionistja. Dhe për pjesën e ilaçeve apo vitaminave duhet t’ia lejmë profesionistëve përkatës. Nëse ne do të bëjmë gjithsecili punën e vetë, çdo gjë do të shkojë perfekt.

-Janë bërë vitaminat secili shkon i merr i pi.

Klodiana Shala: Këtu në Shqipëri në fakt janë bërë të gjithë instruktor, nutricionist, doktor, inxhinier. Janë bërë të gjithë 5 në 1, por nuk është gjë e mirë. Pavarësisht se unë kam bërë anatomi në shkollë dhe në jetë 30 vite, 30 vite punë kam mbushur para dy muajsh. Por unë e ndaj gjënë, që është gjëja më e mirë që mund ta ndajmë, pavarësisht që mund të kemi informacione. Pavarësisht që tani kemi internet që mund të studiosh, por jo të gjithë organizmat janë të gjithë njësoj dhe jo të gjithë shkencëtarët na kanë studiuar ne gjithëve. Do kenë studiuar 2-3 por jo të gjithë tipat. 

-Duhet t'u drejtohen specialistëve.

Klodiana Shala: Absolutisht që po. Këtu po e hedhim te forma.

-Po bëjmë art jo gatim.

Klodiana Shala: Është dashuri dhe pjesa e të gatuarit dhe pjesa e të ngrënit.

-I kushton vëmendje estetikës së pjatës?

Klodiana Shala: E kam shumë qejf. Po të vish në shtëpinë time enët e kuzhinës janë kryesore, sepse më pëlqejnë shumë. Syri duhet të jetë edhe syri jo thjesht vetëm që mund të dimë të bëjmë gatimin, po mua më pëlqen shumë. Dikur këto i kam ngrënë për herë të parë kur kam qenë në Norvegji më vitin 1994. Vezë peshku dhe kishte të zeza dhe kjo dhe qëkur i kam provuar atëher në 94-ën, sepse ne kemi qenë në faza përgatitore që ishim kur iknim një muaj në olimpiadë, në kampionate botërore Europiane. Ne kishim guzhinierë përkatës nga gjithë shtetet. Në 93-shin kam provuar për herë të parë në Lindër kur kam qenë në lojërat olimpike, kam provuar sushin dhe që atëherë unë nuk jam ndarë kurrë nga sushi. Po të më japësh mëngjes, drekë, darkë sushi unë ha sushi. 

-Këtu te ne vonë kanë ardhur.

Klodiana Shala: Kanë ardhur vonë. Unë që në 93-shin dhe gjithmonë pastaj kur shkoja jasht shtetit dhe kur isha në aeroporte kur gjeja sushi se atëhere ka patur kuptohet, gjëja që porositja ishte sushi. Kurse kjo o zot o zot çfarë të haja. Dhe kur shkoja te mensa ishim të gjithë që mbanim radhën për ushqimin, ngaqë më pëlqente shumë e merrja pjatën e parë, pastaj shkoja prap për herë të dytë dhe shija a po më shihte njeri apo jo që po marr për herë të dytë. Bëja këtë pjesën që ne kemi ngrënë dhe nuk jemi… Kështu që edhe këto janë shumë të mira. Vezë peshku. O zot o zot o zot. 

-Çfarë do hamë! Fantastike! Shumë shumë e bukur, të lumshin duart! 

Momenti i notës, i vlerësimit. Megjithëse ishte një recetë shumë e thjeshtë, që kështu kush na ka ndjekur me vëmendje ta mbaj shënim. 

Klodiana Shala: Hajde se goja lëng tani.

-Çfarë konsumon në darkë?

Klodiana Shala: Darkën kam filluar në fakt tani, se siç thashë është me moshë duhet t’i përshtatemi.

Deri në orën 7 të darkës, pas orës 7 të darkës nuk konsumon asgjë. Deri në 7 të darkës do kem ngrënë ndonjë frut, ndonjë kos me fruta pylli prap, diçka të lehtë. Por si kështu që jam që më pëlqen ushqimi, unë jam pak mishngrënëse në fakt dhe nëse mua do më shkoj në mendje për të ngrënë unë e skuq një bërxollë në darkë. E konsumoj, nuk është se bëj vetë sport që kur jam operuar.

-Në fakt mishi në darkë nuk e di se sa rekomandohet, është pak i rëndë.

Klodiana Shala: Nuk rekomandohet. Ai është me organizëm gjithsesi, unë jam grupi i gjakut 0 pozitiv kështu që ma kërkon trupi. Trupi është anatomi, gjithsecili ka organizmin e vetë, mund të jemi në një moshë apo në një peshë, por nuk kemi organizëm të njëjtë. 

-Tani edhe një pyetje duke qenë se e sollëm muhabetin, unë kam dëgjuar se para palestrës ose dreka sugjerojnë të konsumosh sallatë, një kos. Dhe mendoj si mund të bësh palestër me kos? Duhet një vakt i rëndë, të paktën dreka.

Klodiana Shala: Të gjithë vaktet duhen tamam. Të gjithë vaktet duhet të haen vitaminat e duhura dhe të gjithë proteinat e duhura, të gjithë vaktet duhet t’i kemi të mira. E vetmja gjë para palestrës duhet të kemi ngrënë 2 orë e gjysmë 3 orë para. Kjo është e rëndësishme. Tani nëse ne na haet shumë nuk mund të hamë 2 pjata makarona. Unë siç thashë për sushin, vdes për sushi nuk mund t’i ha të gjitha ato dy 48-she që kanë këto pjatancat. Për t’i ngrënë dhe më haet, por 1 marr. Ajo është çdo gjë. Çdo gjë është me masë. Ne i bëjmë të gjitha me masë të duhurin, të ngrënin, të bërin aktivitet, të ecurin se siç e thashë jo të gjithë munden. Të relaksuarin, gjumin që është shumë i rëndësishëm absolutisht, ne kemi një jetë shumë të shëndetshme, sepse nuk e kuptojmë kur jemi në rini. Themi hajde se e përballojmë, por plakjen nuk do ta shmangim absolutisht se plakja është gjatë jetës. Por të paktën të jemi të shëndetshëm. Kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme dhe është e rëndësishme që ne ta kuptojmë sa e rëndësishme është të të ushqyerit mirë. Gjithmonë kam thënë janë motër e vëlla. Të të ushqyerit mirë dhe të bërit aktivitet fizik. Aktivitet fizik dhe të të ushqyerit mirë e kemi plakjen sa më të omël. 

-E rëndësishme është të ndërtojmë një rutinë dhe ta zbatojmë atë program çdo ditë, se shumica e bëjnë një ditë po një ditë jo, të ushqyerit ose aktivitetin, e neglizhojnë. 

Klodiana Shala: Ajo është mirë 20 minuta në ditë gjithkush e gjen. Edhe pa shkuar në palestër edhe këtu duke qenë me karrige me mund të bëjmë ushtrime.

-Kudo, sidomos ata që punojnë nëpër zyra.

Klodiana Shala: Absolutisht që është shumë e rëndësishme dhe pjesa e të të ushqyerit të mundohemi që kur është koha e avokados për t’u ngrënë të hajmë avokadon. Pavarësisht që nuk është e jona por të mundohemi çdo gjë të stinës. Dhe nëse shalqiu nuk prodhohet në janar nuk kemi pse ta hamë në janar, presim kur është koha. Kjo është shumë e mirë, sepse do jetë çdo gjë e prodhuar më kohën në sezonin e vetë. 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF