KreuStil Jetese

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg: Aty dhe kanë përdhunuar!

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg: Aty dhe kanë

Këngëtarja e njohur Elsa Lila është pjesë e “Ferma VIP” dhe së fundmi ka rrëfyer detaje nga qëndrimi i saj në burg, duke theksuar se niveli i analfabetizmit aty ishte shumë i lartë.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin.

Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thash shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje.

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg: Aty dhe kanë

Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë”, u shpreh Lila.

Teksa aktori Albano Bogdo e ka pyetur nëse kishte tipe të dhunshme, ajo ka thënë, “Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF