Vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, më 29 nëntor, ka tronditur opinionin publik. Së fundmi “Indeksonline” ka kontaktuar babanë e Naimit, Shaban Murselin, i cili është shprehur se dje ishte vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.
“Na kanë ardhur sonte dy persona dhe na kanë thënë qe ‘ne kërkojmë gjak’. Thonë se duan përmes Kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Te të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem me i thanë dikujt mos më vrit. Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj. S’kam zgjidhje. Policia më ka thënë që pas çdo lëvizjeje, çdo mesazhi, na lajmëroni. I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë.
-
Selena Gomez tregon unazën dedikuar Benny Blanco!
9 Dhjetor, 11:02
Iu thashë që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tani kam dy patrulla të policisë që janë duke e ruajtur shtëpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mua të më vrasin kur të duan”, tha Murseli.
Ndërkohë vëllai i Liridonës, Leonardi, e ka mohuar diçka të tillë, pasi sipas tij nëse do të bënin një gjë të tillë do ta bënin me kohë.
“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.
Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë”, ka thënë Leonardi.



Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë!






Nis episodi i parë i "31 Minuta" në “Opinion”!

A e dëmton shëndetin kafja pasdite?


9 kombinime ushqimesh: Do të humbni peshë!





4 shenjat më vetmitare të Zodiakut!


