KreuStil Jetese

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Atmosfera e festave ka gjithmonë një prekje kaq magjike, ndaj të gjithë duan që kjo gjendje emocionuese të hyjë pikësëpari në shtëpitë tona dhe të zgjasë sa më shumë. Kjo është koha e duhur të transformoni çdo kënd të shtëpisë suaj, nga salloni i ndenjes te dhoma e gjumit, kjo falë zgjedhjeve të pafundme dhe gama e produkteve që ofron showroom-i i “Prestige Home” në kryeqytet. Ata që kanë bërë qoftë edhe një herë një zgjedhje në “Prestige Home” janë rikthyer sërish aty, por ju që ende nuk keni shkuar, kjo është një mundësi e artë, sepse sidomos për festat e fundvitit, jo vetëm që ka shumë mundësi zgjedhjeje, por edhe çmimet janë më të leverdisshme.

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Në showroom-in prej 30 000 m2 të “Prestige Home”, qendra më e madhe e arredimit në rajon, do të gjeni gjithçka që ju duhet për shtëpinë tuaj, vetëm duke bërë një vizitë. Aty do të gjeni markat më cilësore të arredimit të shtëpisë: kolltukët dhe këndet të firmosura nga shtëpitë prestigjioze të interior-dizajnit, me një stil elegant dhe të rafinuar. Po ashtu, edhe brandet më të mira botërore të elektroshtëpiakeve, nëse keni vendosur të rinovoni kuzhinën tuaj. Për ato që e duan stilin e interiorit, aty mund të zgjidhni aksesorët më të mirë të dhomës së ndenjes, nga tapetet te perdet, të gjitha me logon e firmave prestigjioze. Pafundësi zgjedhje gjeni në “Prestige Home” edhe për dhomat e gjumit, shoqëruar me një gamë të madhe edhe të ndriçuesve, për çdo ambient të shtëpisë.

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Në showroom-in e “Prestige Home Center” do të gjeni gamën e pafundme dhe ekskluzive të tapeteve dhe sixhadeve artizanale “Pierre Cardin”, me dizajne dhe me ngjyra unike. Qëndroni së bashku me fëmijët tuaj mbi tapetet e buta dhe sixhadetë me thurje mbresëlënëse, për t’i dhuruar shtëpisë suaj një pamje festive, por edhe moderne.

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Nëse doni vërtet stilin e lartë italian, në “Prestige Home” do të gjeni markën e mobilieve “Doimo Salotti”: një kënd apo kolltuk, të punuar me materialet më cilësore, nga tekstili te lëkura, në mënyrë që të përshtaten më së miri me arredimin e dhomës suaj të ndenjes. Marka italiane sugjeron linja elegante dhe trendet e momentit që lidhen me stilin e jetesës, duke përmbushur mbi të gjitha, të gjitha kriteret e komoditetit që i duhen familjes suaj.

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

E kur flasim për festat, dritat janë ato që dhurojnë magji, por te “Prestige Home Center”, gama e produkteve të markës “Ecolight” nuk janë një alternativë, por një zgjidhje, pasi të gjithë ndriçuesit e klasit të lartë, kanë jo vetëm stil, por janë edhe eco-friendly, të certifikuara për konsum minimal të energjisë elektrike.

Festa të ngrohta me “Prestige Home”

Merrni me vete gjithë familjen në showroom-in e “Prestige Home”, pasi aty do të gjeni gjithçka ju duhet për shtëpinë tuaj, një dizajn intim dhe të personalizuar për dhomën martesore, një kuzhinë ideale për bashkëshorten dhe një dhomë ndenjeje me shumë stil, për të gjithë familjen. Sepse në “Prestige Home” ka vend për të gjithë, sidomos këto ditë festash, ku të gjitha produktet dhurojnë jo vetëm atmosferën e fundvitit, por edhe shumë ulje, që vijnë vetëm një herë në vit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF