KreuStil Jetese

Fruthi konfirmohet në Shqipëri; ISHP: 11 rastet e parë!

Fruthi konfirmohet në Shqipëri; ISHP: 11 rastet e parë!

Këtë të mërkurë në vendin tonë është konfirmuar prania e fruthit. Burime pranë ISHP-së bëjnë me dije se 11 fëmijë janë prekur nga fruthi.

Rastet me fruth ndodhen në Tiranë dhe në Durrës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijëve të prekur është e mirë.

Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Europën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi.

Fruthi konfirmohet në Shqipëri; ISHP: 11 rastet e parë!

Kujtojmë që fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator. Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Fruthi përhapet nga kollitja dhe teshtitja, kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë me sekrecionet e hundës ose të fytit, 4 ditë para dhe pas skuqjes. Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës. Skuqje në fytyrë, trup, duar dhe këmbë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF