KreuStil Jetese

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit: Aktualisht 5 studentë!

Gjuha Shqipe iu shtua në fillim të këtij viti listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit. Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së Gjuhës Shqipe në Harvard.

Gjuha Shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit: Aktualisht 5 studentë!

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç, ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan.
Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona tregon se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj, ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta patur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit: Aktualisht 5 studentë!

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard. Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF