KreuStil Jetese

Horoskopi i muajit Shkurt për secilën shenjë!

Horoskopi i muajit Shkurt për secilën shenjë!

DASHI

Në këtë periudhë, pikëpamja juaj për botën do të jetë shumë realiste dhe kjo do të reflektohet dukshëm në vendimmarrjen tuaj. Planeti Venus do të jetë në favorin tuaj deri në datën 20 dhe do t’ju ndihmojë të forconi një lidhje të sapolindur ose nëse ju dhe partneri juaj, keni disa kohë së bashku, do të ringjallë pasionin. Kini kujdes aspektin profesional, pasi në gjysmën e dytë të muajit, prania e Mërkurit mund të sjellë disa pengesa.

DEMI

Provoni të ndryshoni mënyrën se si e trajtoni veten. Jeni shumë të fokusuar në punë dhe kjo ju bën, të mos mendoni aspak për shëndetin dhe gjendjen emocionale. Do të jetë shumë mirë, të planifikoni disa ditë pushimesh me të afërmit tuaj. Këtë muaj, më në fund do të arrini të sqaroni disa konflikte me partnerin/en tuaj, duke bërë që lidhja juaj të konsolidohet. Tregojeni më të përkushtuar me familjen dhe miqtë tuaj.

BINJAKËT

Ky është muaj optimal për të vënë pak rregull në shtëpi, punë, por edhe në raportet me miqtë tuaj. Mos lejoni që rutina të turbullojë gjithçka, ndryshe do ta keni të vështirë të merrni veten. Dëshira juaj për të përfituar sa më shumë materiale, duhet të frenohet. Nuk është e rëndësishme të njiheni më shumë për statusin tuaj social, sesa për atë që jeni realisht. Kontrolloni aftësitë tuaja të menaxhimit të humorit.

GAFORRJA

Muaji shkurt mund të sjellë disa momente krize, në fushën e ndjenjave. Deri në datën 20, në fakt planeti Venus do të jetë në shenjën “armik” të Peshqve, çka edhe mund të sjellë tensione me partnerin. Situata do të përmirësohet, në dhjetë ditët e fundit të muajit. Nga ana tjetër, sfera e punës do të jetë me fat, kjo falë kalimit të Jupiterit dhe Mërkurit, të cilët do të kalojnë në datën 11 në shenjën tuaj dhe do t’ju ofrojnë mbështetje.

LUANI

Nga ky muaj, një valë e re pasioni do të kalojë në shenjën tuaj, ndaj kini vëmendje, sepse beqarët do të përfshihen në histori të reja, aq të bukura sa mund t’ju rrëmbejnë mendjen. Është ende herët për vendime të rëndësishme në biznes, mos u nxitoni, por merrni kohën tuaj, mendoni përpara se të vendosni. Përpiquni të bëheni më shumë praktik, dhe mos të përqendroheni në projektet e paarritshme. Shikojeni realitetin.

VIRGJËRESHA

Bëhuni gati, sepse në këto ditë shkurti, aftësia juaj e të parashikuarit të gjërave do të jetë e theksuar, në të gjitha projektet që do të duhet të ndërmerrni. Përfitoni dhe përdorni këto aftësi. Këtë muaj të ri do të keni mundësinë të shprehni ndjenjat, në mënyrë spontane dhe pa frenime. Pasioni do të jetë thelbësor në lidhjet e dashurisë. Duhet të shtosh përpjekjet, për të arritur qëllimet e punës. Forconi durimin, pa e harruar qëllimin primar.

PESHORJA

Provoni të zhyteni brenda vetes, aty do të gjeni qetësinë që ju nevojitet aq shumë. Shkurti është kalim në një fazë të re për të kultivuar mirëqenien, qetësinë dhe jetën e mirë. Nëse keni ndonjë problem, dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, por mos neglizhoni këshillat e miqve. Përpiquni të rinovoni marrëdhënien. Gjatë shkurtit duhet të vendosni të bëni një darkë romantike. Mos e shtyni momentin romantik, për rutinën mbytëse.

AKREPI

Në përgjithësi, shkurti do të jetë një muaj plot me energji për shenjën tuaj, dhe gjithashtu mjaft i vrullshëm, me vendime të rëndësishme për karrierën! Do të keni në krah Jupiterin dhe Marsin, që do t’ju garantojnë energjinë që ju nevojitet, për të kapërcyer çdo pengesë. Fatkeqësisht, duke filluar nga data 11, kalimi i planetit Mërkur në opozitë, me gjasë do t’ju vendosë para disa konflikteve të forta, veçanërisht në vendin e punës.

SHIGJETARI

Më në fund do të shihni sukseset e punës suaj, të gjitha synimet tuaja profesionale dhe personale, që kishit dëshiruar dhe pritur prej kohësh. Por, mos e teproni, filloni të projektoni gjithçka me hapa të vegjël, në mënyrë që të ngrini një perandori, e cila do të zgjasë. Zgjidhni një dietë të përshtatshme, me pak natrium sepse ju mban larg rrezikut të hipertensionit, dhe parandalon mbajtjen e lëngjeve të tepërta në trupin tuaj.

BRICJAPI

Muaji shkurt do të sjellë lajme të mira për shenjën tuaj, e cila do të jetë në gjendje të llogarisë ndihmën e Jupiterit në çdo veprim, por duke filluar nga data 11. Nuk do të mungojnë lajmet e mira, sidomos në vendin e punës. Edhe dashuria do t’ju dhurojë emocione të bukura, në pjesën e fundit të muajit. Duke filluar nga data 20, Venusi do të aktivizohet sërish në favorin tuaj, do të ndezë flakë të reja, sidomos për Bricjapët ende beqarë.

UJORI

Jeni në muajin tuaj, prandaj edhe ky 30 ditësh do të jetë i frytshëm në shumë drejtime. Jupiteri gjithmonë në mbështetje të lidhjeve dashurore, do të garantojë fat dhe sukses. Duke filluar nga data 11, Mërkuri do të jetë në një pozicion të pafavorshëm, duke ndikuar kryesisht në punën tuaj. Venusi në emër të dashurisë do t’ju garantojë shumë pasion dhe konsolidim për lidhjet aktuale, beqarët mund të befasohen nga njohjet e reja.

PESHQIT

Në përgjithësi do të jeni në humor të mirë gjatë këtij muaji dhe do të ecni në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje, do të kaloni momente të këndshme me partnerin. Ju beqarët do të keni plot takime, por nuk jeni ende gati për të filluar lidhje serioze. Financat do të dini si t'i organizoni dhe nuk do t’ju dalë asnjë lloj problemi në këtë sektor. Në punë do t’ju duhet më shumë mund dhe sakrifica, për të arritur majat e suksesit që po kërkoni.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF