KreuStil Jetese

Ja pse ‘stretching’ në mëngjes është i rëndësishëm!

Ja pse ‘stretching’ në mëngjes është i

Duke bërë ‘stretching’ në mëngjes, të bën të ndihesh më i freskët, përmirëson fleksibilitetin në kyçe dhe stimulon shqisat. Nuk është e nevojshme të jeni në gjendjen më të mirë fizike ose të keni aftësi të veçanta atletike.

Nëse ju qëndroni ulur gjithë ditën, bëni punët e shtëpisë, ose merreni rregullisht me aktivitet sportiv, teknikat e ‘stretching-ut’ aplikohen njësoj për të gjithë. Metodat janë të thjeshta dhe aplikohen butësisht në përputhshmëri me diferencat individuale në tension dhe fleksibilitet. Duke e kthyer në rutinë këtë, përfitimet janë më të mëdha.

Ja pse ‘stretching’ në mëngjes është i

1. Rrit qarkullimin e gjakut jo vetëm në muskuj, por edhe në tru duke parandaluar gjendjen e gjumit dhe të lodhjes pasdite.

2. Relakson muskujt dhe bën më fleksibel fibrat e tyre, duke parandaluar dëmtimet e tyre.

3. Të parapërgatit për stërvitjen, sidomos nëse stërvitesh rregullisht.

4. Përmirëson performancën e përgjithshme, duke harxhuar vetëm me 10 minuta ‘stretching’.

5. Ndihesh mirë.

Ja pse ‘stretching’ në mëngjes është i

Për të kryer ‘stretching’ ka një mënyrë të duhur dhe një të gabuar. Mënyra e duhur është një ‘stretching’ i relaksuar me vëmendjen e fokusuar te muskujt që do tendosen. Mënyra e gabuar, fatkeqësisht e praktikuar nga shumë njerëz, është kërcimi lart e poshtë ose tendosja deri në pikën e dhimbjes. Kur filloni një shtrirje (stretch), harxhoni 10-30 sekonda në tërheqje të lehtë deri në pikën që ndjeni një tension jo të mprehtë, dhe relaksohuni pas lëshimit. Ndjenja e tensionit duhet të largohet në momentin që ju jeni duke ruajtur pozicionin e tërhequr.!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF