KreuStil Jetese

Jennifer Aniston sapo "e vulosi" trendin më cool të thonjve këtë sezon (dhe paska një kuptim)!

Jennifer Aniston sapo "e vulosi" trendin më cool të thonjve

Pasi bëri bujë me rikthimin e modelit te famshem të flokëve të Rachel, personazhit që ajo interpretoi në serialin “Friends”, tani Jennifer Aniston na tregoi jë tjetër tendence te rëndësishme të momenti. Mjaftoi eventi i "People’s Choice Award" që njerëzit të fiksoheshin pas manikyrit të saj, ndërsa veshja e zezë dhe flokët me onde ishin një tjetër gjetje nga ana e aktores.

Jennifer Aniston sapo "e vulosi" trendin më cool të thonjve

Ajo zgjodhi t’i mbajë thonjtë në një formë shumë pranë natyrales, pra katrorë dhe të shkurtër, por vëmendjen kryesore e mori ngjyra e tyre. Tonet e së kuqes së thellë në kafe dhe shumë shkëlqim, sollën gati një version gotik që duket se do të jenë në modë këtë sezon.

Jennifer Aniston sapo "e vulosi" trendin më cool të thonjve

Artistja e thonjve, Shigeko Taylor, thotë se Jennifer shpesh zgjedh tonet e neutrale ose nude për thonjtë, por nëse do qe të përcjellë një mesazh të caktuar, Aniston ndryshon qasje duke dalluar me një tjetër stil apo trend. Nuanca e së kuqes në kafe të theksuar, por me shumë shkëlqim është ajo që ju duhet për të qenë IN me trendet e thonjve që do të dominojnë këtë sezon, dhe duket se aktorja mendon qe kjo ngjyrë  është edhe një sinjal për fat të mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF