Flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut. Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë.
-
Jeni gati për look-un festiv? 5 ide veshjesh për 5 raste të ndryshme!
12 Dhjetor, 11:55
Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, sidomos gjatë stinëve me mot ekstrem, siç janë vera dhe dimri, zgjidhjen e gjeni në kuzhinën tuaj. Ndonëse trajtimet për flokët mund të jenë të shumta, ato sa më natyralet japin efekte të sigurta dhe afatgjata.
Më poshtë do të gjeni përgatitjen e trajtimit me dy përbërës që do t’ju mrekullojë me butësinë që do t’i dhurojë flokëve tuaj.
Përbërësit:
250 ml qumësht
2 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Për të nisur me përgatitjen si fillim ju duhet një enë e thellë. Hidhni në të qumështin dhe mjaltin, duke i përzier vazhdimisht derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Më pas merrni me kujdes pak nga kjo masë në duar dhe vendoseni nga rrënja e flokëve dhe poshtë.