Vitamina C është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e njeriut. Ajo funksionon si një antioksidant i fuqishëm dhe neutralizon radikalet e lira që përbëjnë pikënisjen e shumë sëmundjeve.
Vitamina C është e përfshirë në shumicën e proceseve që kryhen nga sistemi imunitar. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë, ndërsa për duhanpirësit ajo duhet të jetë 125 mg në ditë.
Nevoja e organizmit për vitaminë C plotësohet më së miri duke ngrënë ushqime, kryesisht fruta dhe perime, të pasura me të. Për shembull, një portokall mesatar plotëson 77 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.
Një sasi prej 160 gramë brokoli e zier lehtë plotëson 112% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine. Më poshtë do të gjeni një lëng frutash të larmishme që ofron 166% të dozës së rekomanduar të vitaminës C.
Përbërësit:
Gjysmë filxhan çaji mango
Gjysmë filxhan çaji luleshtrydhe
Gjysmë filxhan çaji me copa ananasi
Gjysmë filxhan çaji me copa bananeje
150 ml qumësht ose lëng portokalli
1 lugë gjelle fara lini të bluara
Çerek filxhan çaji manaferra
Përgatitja:
Hidhini copat e frutave në një mikser, përziejini mirë dhe ndërkohë që mikseri është në punë shtoni farat e linit dhe qumështin apo lëngun e portokallit. Lërini të përpunohen deri sa lëngu të jetë i butë, i trashë dhe pa kokrriza. Hidheni lëngun në gotë dhe sipër tij manaferra, pluhurin e farave të linit ose gjithçka tjetër që jua ka ënda.
Lëngun pijeni menjëherë për të marrë të freskëta të gjitha vlerat që kanë frutat. Ky lëng ofron 16% të dozës së rekomanduar ditore të proteinës, 32% të vitaminës A, 166% të vitaminës C, 27% të kalciumit dhe 12 për qind të hekurit.

Ja pse duhet të pini çaj jeshil para gjumit!




Shenjat që tymi i cigares lë në fytyrën tuaj!

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni me grip!



“Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!

Çfarë duhet të bëni në një ditë me shi?






Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?



Treguesit paralajmërues të një ataku në zemër!
