I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët. Në fakt si çdo ekstrem tjetër atmosferik dhe nuk janë të paktë njerëzit që në periudha të caktuara të vitit kanë probleme me lëkurën dhe flokët. Në vjeshtë flokët bien, në verë digjën më shpejt, në dimër hollohen e dëmtohen nga i ftohti e po kështu me lëkurën e cila thahet e plasaritet. Për të zgjidhur të gjitha këto problem pavarsisht tipit të flokut apo lëkurës që keni ndini këshilla e mëposhtëme:
Temperatura e dushit
Në dimër nuk ka asgje si një dush i ngrohtë, por nga tani mendojeni dy herë këtë.
Një dush i zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj, thote AgroWeb. Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura. Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.
Mbulohuni
Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato. Kështu, sugjerimi eshte të mbroni flokët dhe lëkurën nga ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ftohtë i cili i dëmton. Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët, dorëza dhe tashmë keni një arsye më shumë për të mbajtur edhe maskën kundër Covid-19.
Konsumoni yndyrna
Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve. Konusmoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.
Hidratohuni
Pavarisht se mund të jetë shumë ftohtë dhe nuk ju shkon mendja tek uji, kjo është një arsye më vetë përse duhet të konsumoni ujë. Qëndroni gjithnjë të hidratuar pasi uji ju ndihmon të mbani organizmin të shëndetshëm.