KreuBeauty

Look-u i festave me extensions në Style n’ Smile

Look-u i festave  me extensions  në Style n’ Smile

Ky është ai momenti më i bukur i vitit, kur të gjithë duan të transformojnë pamjen me një ‘look’ tipik festash: me flokë të stiluar, me ngjyrat më në modë dhe volum. Por, jo të gjithë kemi mundësinë që të kemi flokë kaq të bukur, ndaj duhet një zgjidhje. Në asnjë vend në kryeqytetit, nuk do të gjeni kaq shumë mundësi të pafundme zgjedhjesh për extensions sa afron ofron salloni “Style n’ Smile”. I vendosur në zemër të zonës së ish-Bllokut, aty do të gjeni vendin ideal për një ‘look’ ndryshe dhe një trajtim profesional.

Look-u i festave  me extensions  në Style n’ Smile

Flokët extensions që ofron “Style n’ Smile” janë më cilësoret në treg, ndërsa metodat e vendosjes së tyre mund të përshtaten me flokët e klienteve, në mënyrë shumë natyrale. Ndryshe nga ajo që mund të gjeni në sallonet e tjera, para vendosjes së extensions, ju do të merrni një konsultë profesionale dhe më pas mund të bëni zgjedhjen e preferuar. Produktet extensions janë të gjitha cilësore dhe origjinale, dhe vijnë direkt nga Rusia. Aty ofrohet një gamë e pafundme zgjedhjesh, por ju edhe mund t’i trajtoni ato njësoj si flokët tuaj natyralë pas vendosjes së tyre, duke zgjedhur ngjyrën apo modelin që doni.

Garancia e jetëgjatësisë së extensions është një tjetër sukses në “Style n’ Smile”, sepse zgjasin nga 2 muaj e gjysmë, maksimumi 3 muaj. Edhe pas vendosjes së tyre, ju mund t’i trajtoni ato në mënyrë që t’i mbani sa më gjatë, duke i besuar profesionistëve të sallonit, të cilët ju sugjerojnë mënyrën sesi t’i mbani në formën më të mirë. Produktet më cilësore për mbajtjen në mënyrë sa më të shëndetshme të këtyre flokëve, do t’i gjeni po aty në sallon, së bashku dhe më këshillat profesionale.

Look-u i festave  me extensions  në Style n’ Smile

Përsa i takon kolorit, në sallon do të gjeni një pafundësi ngjyrash, nga ato më tradicionalet, deri tek ato natyrale, e sidomos trendet më të fundit të modës. Sugjerimet e sivjetshme që vijnë direkt nga salloni “Style n’ Smile” variojnë nga extensions bionde tek ato të zeza, por edhe platinium. Ndërkohë këtë sezon më i përhapur është sidomos fenomeni highlights, që i bëjnë flokët tuaj që të ngjajnë sa më shumë natyrale.

Look-u i festave  me extensions  në Style n’ Smile

Extensions janë një pafundësi zgjedhjesh: variojnë nga ato që theksojnë flokët tuaj natyralë dhe të gjata, me qëllim që të rrisin dukshëm volumin e tyre, deri te çdo model tjetër që preferojnë klientet. Këto të fundit, që mund të kenë vendosur extensions më parë dhe duan të ruajnë ngjyrën e tyre, por të kenë një model të ri, profesionistët e sallonit mund t’iu përshtatin ato në prerje apo stilimet më IN të momentit, apo që përshtaten me sezonin tuaj të festave dhe ‘outfitin’ e duhur. Përsa i takon teknikave, zgjatja e flokëve extensions me kapëse është nga më të preferuarat, sepse  janë të lehta për t'u përdorur, por mos harroni; gjithmonë kërkoni mendimin e specialistëve të “Style n’ Smile” për ndryshimet që do të bëni, në mënyrë që të mos i dëmtoni ato.

Pra, këtë periudhë të vitit mund të gjeni vetëm një vend që do t’iu transformojë pamjen, me ngjyrat dhe flokët që dëshironi, ndaj besojini mjeshtrave të “Style n’ Smile”, të cilët kanë prekje magjike dhe me një trajtim të vetëm, do t’iu bëjnë të ktheheni sërish aty.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF