KreuStil Jetese

 “Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!

 “Më kujto”, një thirrje për dashurinë e

Shefja e kuzhinës, Emi Tirni, ka recetën perfekte për jetën perfekte: të martohet me të dashurin e fëmijërisë, të krijojë një familje dhe të blejë restorantin e prindërve të saj. Por kur i fejuari i saj, Xhejms Donato, zhduket gjatë një udhëtimi me varkë, e ardhmja e saj shembet.

Dy muaj më vonë, në vend që të ecë drejt altarit për t’u martuar me burrin e ëndrrave, Emi është në funeralin e Xhejmsit: në të njëjtën kishë, zbukuruar me të njëjtat lule të porositura për martesën, me të afërmit e tij të ngurtë në rresht të parë.

  “Më kujto”, një thirrje për dashurinë e

Ndërsa Emi përpiqet të rindërtojë jetën e saj, një takim me një grua të çuditshme do t’i tronditë të tashmen, duke e rrëmbyer në një kërkim në të kaluarën, që do t’i zbulojë një oqean sekretesh e dramash familjare, që do ta bëjnë të vërë në dyshim gjithçka për jetën që kishin ndërtuar së bashku.

“Më kujto” është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

“Më kujto”

Autore: Kerry Londsdale

Përktheu: Elona Qose

Çmimi: 1300

Shtëpia botuese “Mediaprint”

Isbn: 978-9928-08-582-5

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF