KreuStil Jetese

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Të jetosh mes natyrës, detit dhe diellit, a nuk është ajo që do të dëshironim të gjithë ? Një “arratisje e ëmbël”, një eksperiencë e re, një aventurë apo një relaks në perëndimin plot ngjyra.

Të marrësh jahtin dhe të shijosh lundrimin në maksimum, të kesh mëngjeset e gjata buzë detit, të ndash me miqtë apo familjarët momente të paharruara, të largohesh... dhe sërish të kesh një vend ku të kthehesh.

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Dhe nëse dëshiron të gjitha t’i kesh në një, bregdeti shqiptar ka çfarë të të ofrojë. Natyra tërheqëse, rëra e imët dhe vija e gjatë bregdetare shënojnë më së miri atë që përfaqëson Hamallaj, kjo ‘copëz’ e Adriatikut e kthyer në një destinacion vitet e fundit. Një eksperiencë e re, që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe të krijoni kujtime.

Zgjidhni ta ndani këtë eksperiencë buzë pishinës, në vilat e projektuara me një arkitekturë moderne në harmoni me natyrën dhe që e ruajnë me fanatizëm atë duke lejuar ndriçimin natyral. Apo teksa deti bëhet shumë ftues nga veranda, në një hapësirë të bollshme dhe të gjelbëruar për famijen tuaj.

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Përjetoni eksperiencën në hotelet, ku mikëpritja dhe akomodimi do të jenë kryefjala nën një shërbim premium, projektuar drejt ekselencës dhe zgjidhni të shpenzoni një kohë cilësore përgjatë “La Cittadella”. Bare & beach bare, restorante, markete, butikë me brande kombëtare dhe ndërkombëtare shenjojnë një tjetër lifestyle në bregdet. Një gotë me pamje nga marina ose një pjatë e shijuar buzë detit, do të plotësonin më së miri puzzle-n në Next To Vala Mar Premium.

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Dhe për të gjitha këto, nuk ka nevojë të udhëtosh me orë të gjata, vëtëm një hap larg Tiranës, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” apo portit të Durrësit, ke zgjedhjen e duhur, që shumë shpejt mund të kthehet edhe në destinacionin tënd.

Next To Vala Mar Premium, destinacioni i të gjithëve në Adriatik!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF