KreuStil Jetese

Princ Leka fotografohet me të dashurën e re, dorë për dore në kryeqytet!

Princ Leka fotografohet me të dashurën e re, dorë për dore

Prej muajsh në media po flitet për lidhjen e re të Princ Lekës dhe me fotografen Blerta Celibashi. Së fundmi në njëfarë mënyrë kanë zyrtarizuar lidhjen, pasi janë fotografuar nga Top Channel duke ecur dorë për dore në rrugët e kryeqytetit.

Princ Leka fotografohet me të dashurën e re, dorë për dore

Më herët ata janë parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet mes tyre.

Me anë të një deklarate në mediat sociale më 15 janar, Princ Leka njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, teksa bëri me dije se ata kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore.

“Martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, shkroi ai ndër të tjera, ndërkohë që lajmi i ndarjes u nda edhe nga vetë Elia Zaharia në mediat sociale.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF