KreuStil Jetese

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për matjen e presionit të gjakut në shtëpi!

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

Një aparat për matjen e presionit të gjakut duhet të jetë patjetër në çdo shtëpi. Përse?  Përgjigja e kësaj pyetjeje është e dukshme – në këtë mënyrë do të mund të monitorojmë presionin tonë të gjakut çdo ditë, që do të na ndihmojë për një diagnostikim më të hershëm dhe për kontroll të hipertonisë.

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

Por presioni i gjakut nuk është gjithçka që duhet të monitorojmë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe komplikimet e tyre. Aritmia bart dhe ajo një rrezik serioz për goditje në tru dhe bllokim të enëve të gjakut, ndërsa aparatet elektronike të presionit të gjakut luajnë një rol të rëndësishëm në zbulimin e hershëm të saj.

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

 

Por së pari le të kuptojmë se çfarë është në të vërtetë aritmia:

Aritmia është një anomali e zemrës që shkakton një problem të ritmit të zemrës. Zemra juaj mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të parregullt.

Rrahjet e shpejta të zemrës quhen takikardi. Disa takikardi mund të jenë relativisht të padëmshme, por të tjera mund të çojnë në një humbje të papritur të funksionit të zemrës.

Bradikardia është gjendja në të cilën zemra rreh shumë ngadalë. Kjo gjendje mund të jetë për shkak të një sëmundjeje të caktuar, por nuk është e detyrueshme të jetë ashtu. Sportistët dhe njerëzit aktivë mund të kenë një ritëm më të ulët të zemrës në pushim pa qenë kjo një gjendje mjekësore.

Lloji i tretë i aritmisë është fibrilacioni atrial. Fibrilacioni atrial është lloji i aritmisë që haset më shpesh, që shkakton ritëm të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

Kjo gjendje mund të jetë e përhershme ose të shfaqet në mënyrë episodike. Megjithëse fibrilacioni atrial në vetvete zakonisht nuk është kërcënues për jetën, ai shoqërohet me rrezikun e mpiksjes së gjakut në atriumet e zemrës. Këto mpiksje gjaku mund të qarkullojnë në organe të tjera dhe të shkaktojnë bllokimin e rrjedhjes së gjakut në to.

Përhapja e këtij lloji të aritmisë rritet me moshën, ku më shumë se 95% e pacientëve me fibrilacion atrial janë mbi moshën 60 vjeç. Rreziku i zhvillimit të fibrilacionit atrial për pacientët 40-vjeçarë është rreth 25%.

Fibrilacioni atrial haset më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat. Hipertonia dhe fibrilacioni atrial gjithashtu kanë një lidhje shumë të drejtpërdrejtë - aritmitë hasen tek njerëzit me presion të lartë të gjakut. Faktorë të tjerë rreziku për këtë aritmi janë diabeti, sëmundjet e zemrës, apnea e gjumit dhe stresi. Mjekët janë të mendimit se afërsisht një në katër goditje shkaktohet nga mpiksjet e gjakut të formuara në fibrilacionin atrial. Ai është gjithashtu i lidhur me një rrezik më të lartë të insuficiencën kardiake dhe demencën.

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

Si të kuptoni a vuani nga aritmia?

Llojet e ndryshme të aritmisë mund të jenë të padëmshme ose kërcënuese për jetën, prandaj është mirë t'i kapni ato në një fazë të hershme dhe të konsultoheni me një mjek për gjendjen tuaj.

Simptomat e aritmisë janë të lehta për t'u regjistruar - një ndjenjë e rrahjeve të shpejta të zemrës, rrahje aritmike, puls i shpejtë, marramendje, dhimbje gjoksi, gulçim, lodhje e lehtë, djersitje dhe ulje e kapacitetit fizik. Por është e mundur të keni aritmi pa simptoma të tilla të dukshme. Është gjithashtu e mundur të ndiheni aq të lodhur sa nuk mund të ngriheni nga shtrati, por nuk e keni idenë se vuani nga aritmia.

Sigurisht, mjeku juaj mund të kryejë analiza për të zbuluar nëse keni aritmi dhe të rekomandojë trajtimin përkatës. Por ekzaminime të tilla rrallë rekomandohen nëse nuk keni dyshime konkrete se vuani nga problemet kardiovaskulare.

Është shumë më lehtë dhe më efektive të përdorni aparatin e presionit të gjakut në shtëpi për të kontrolluar nëse e keni këtë problem. Sot në treg ka aparate automatike dixhitale të presionit të gjakut që përdorin algoritme të vërtetuara për të zbuluar aritminë. Ato mund t'ju paralajmërojnë nëse zbulojnë edhe anomalinë më të vogël në ritmin tuaj të zemrës. Kjo është arsyeja e dytë për të pasur një aparat elektronik të presionit të gjakut në shtëpi – përveç matjeve të rregullta të presionit të gjakut, do të mund të kontrolloni ritmin e zemrës pa vrapuar vazhdimisht në kabinetin e mjekut.

Natyrisht, duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur zgjidhni aparatin tuaj të presionit të gjakut. Ai duhet të ketë një funksion të veçantë të zbulimit të pulsit aritmik dhe të jetë i certifikuar klinikisht. SENDO ADVANCE 3 është modeli më i fundit i serisë së aparateve elektronike të presionit të gjakut SENDO. SENDO ADVANCE 3 është projektuar për matjen në biceps dhe është përpunuar në përputhje me traditat japoneze në prodhimin e pajisjeve elektronike të presionit të gjakut.

https://sendo.info/sendo-advance-3-scale-29

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

Aparati ka një funksion të veçantë HIRA për raportimin dhe kategorizimin e anomalive të ritmit të zemrës. Teknologjia që qëndron në funksionin HIRA zbulon dhe analizon praninë e një ritmi aritmik të zemrës dhe ritmi aritmik i zemrës ruhet në pajisje. Kur shtatë regjistrime grumbullohen në memorien e tij, HIRA analizon çdo impuls aritmik të raportuar pasues dhe e vlerëson atë në bazë të një shkalle prej katër nivelesh rreziku të caktuara paraprakisht. Më pas dërgon mesazhin e duhur në ekranin e pajisjes dhe ju njofton kur është e nevojshme të kërkoni ndihmë mjekësore.

Pse duhet të kemi ( patjetër) një aparat elektronik për

Çfarë duhet të bëni nëse zbuloni se vuani nga aritmia?

Nëse mendoni se mund të vuani nga aritmia, në bazë të rezultateve që merrni nga aparati juaj i presionit të gjakut, gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me mjekun tuaj. I tregoni treguesit që keni marrë dhe mjeku juaj do të dijë se çfarë të bëjë më pas - ai do të rekomandojë analiza, trajtim, si dhe ekzaminime të rregullta për të ndjekur gjendjen tuaj.

Është e mundur që aparati juaj i presionit të gjakut të zbulojë një problem të dyfishtë – është e mundur që të vuani nga hipertonia dhe aritmia njëkohësisht, pasi këto dy sëmundje shpesh shkojnë paralelisht. Lajmi i mirë është se nëse monitoroni çdo ditë presionin e gjakut, pulsin e zemrës dhe ndiqni trajtimin dhe recetat e mjekut tuaj, këto gjendje mund të kontrollohen dhe komplikimet e mundshme, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru, mund të shmangen plotësisht.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF