KreuStil Jetese

Sa feta bukë na duhen ( vërtet) në ditë?!

Sa feta bukë na duhen ( vërtet) në ditë?!

Nje raport i Eurostat tregon se shpenzimet e shqiptarëve për bukë dhe drithëra janë shumë të larta në raport me të ardhurat e tyre. Sipas këtyre të dhënave, këto shpenzime janë më të larta krahasuar me vende të tjera të Europës. Buka është kryesore për çdo njeri në këtë vend, por me konsumin e saj duhet kujdes.Çdo drith tjetër mund të mbulojë nevojat jetësore për bukën.

Racioni i nevojshëm ditor i drithërave, sa feta bukë janë të nevojshme

Një fetë bukë normale konsiderohet si një racion, por jo çdo fetë është e njëjtë me tjetrën, ndaj kujdesuni që buka të jetë me drithëra të plota. Po ashtu, racioni ditor i bukës dhe i drithërave është në varësi të moshës, gjinisë dhe aktivitetit fizik. Racioni i drithërave përmban bukën dhe çdo drith tjetër që konsumoni.

Ekspertë thonë se gratë nga 19 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë.
Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione drithi në ditë.

Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 8 racione drithi në ditë, ndërsa ata nga 31 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 7 racione.

Burrat mbi të pesëdhjetat duhet të konsumojnë 6 racione drithi në ditë. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më pak racione drithi në ditë.

Drithërat e plotë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, drithërat e plotë, pra jo të përpunuar, janë më të pasurit në ushqyes. Ekspertët këshillojnë se gjysma e bukës që konsumoni çdo ditë duhet të jetë e përgatitur me drith të plotë.

Ushqyesit që ofron buka

Në varësi të drithit të përdorur, buka ofron vitamina të grupit B, minerale dhe fibër. Vitaminat B rregullojnë metabolizmin dhe ndihmojnë sistemin nervor.

Fibra është e nevojshme për tretjen ndërkohë që mineralet janë të domosdoshme për sistemin imunitar dhe nivelet e oksigjenit në gjak.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF