KreuStil Jetese

Sëmundja e rrezikshme që përhapet me shpejtësi të tmerrshme: Simptomat, të ngjashme me ftohjen!

Sëmundja e rrezikshme që përhapet me shpejtësi të

Një infeksion bakterial, i rrallë por i rrezikshëm po përhapet me shpejtësi alarmante dhe kërcënon të shndërrohet në një epidemi. Ekspertët e shëndetësisë po përpiqen të identifikojnë shkakun e kësaj rritjeje e disa prej tyre e lidhin me heqjen e kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit. Në Japoni, po nregjistrohen gjithmonë e më shumë raste të infeksionit nga streptococcus pyogenes. Nëse vitin e kaluar kishte 941 raste me sindromën e shokut toksik (STSS), në dy muajt e parë të 2024-ës janë regjistruar tashmë 378 raste të infektimit, ndaj ekspertët parashikojnë që së shpejti numri i tyre të kalojë atë të vitit të kaluar.

 Çfarë është sindroma e shokut streptokoksik (STSS)

Sindroma e shokut toksik streptokoksik (STSS) është një sëmundje e rrallë por serioze, pasojë e një infeksioni bakterial të shkaktuar nga shtame të caktuara të baktereve Streptococcus pyogenes. Ky infeksion mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë lëkurën, mushkëritë, gjakun dhe organe të tjera. Karakteristikat e sindromës së shokut toksik streptokoksik përfshijnë temperaturë të lartë, presion të ulët të gjakut, skuqje të lëkurës, dështim të shumëfishtë të organeve.Forma më e rëndë dhe potencialisht fatale e sëmundjes së streptokokut të tipit A ka një shkallë vdekshmërie prej 30%. Shumica e rasteve të STSS shkaktohen nga një bakter i quajtur streptococcus pyogenes, më i njohur si streptokoku A. Bakteret janë shumë ngjitëse dhe simptomat janë të ngjashme me ato të një ftohjeje.

Simptomat e para ngatërrohen me ftohjen

Strep A shkakton dhimbje të fytit, veçanërisht te fëmijët, dhe shumë njerëz e kanë pa e ditur e nuk sëmuren kurrë. Të moshuarit mund të përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin, por në raste të rralla, simptomat mund të përkeqësohen dhe përfshijnë fytin, bajamet, pneumoninë dhe meningjitin. Në rastet më të këqija, mund të çojë në dështim të organeve dhe nekrozë. Lloji i grupit A çon në më shumë vdekje në mesin e pacientëve nën 50 vjeç, shkruan The Guardian. Infeksionet e streptokokut, ashtu si edhe Covid-19, përhapen përmes spërkatjeve të pështymës dhe kontaktit fizik. Bakteret gjithashtu mund të infektojnë pacientët përmes plagëve në duar dhe këmbë. Infeksionet e streptokokut A trajtohen me antibiotikë, por pacientët me sëmundje më të rëndë invazive të grupit A të streptokokut ka të ngjarë të kenë nevojë për një kombinim të antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera, së bashku me një kujdes intensiv mjekësor.

https://www.protv.ro/articol/98403-boala-periculoasa-care-se-raspandeste-infiorator-de-repede-simptomele-sunt-similare-racelii

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF