KreuStil Jetese

Shampoja e thatë, e rrezikshme për flokët? Ja si duhet përdorur!

Shampoja e thatë, e rrezikshme për flokët? Ja si duhet

E shpejtë dhe praktike, shampoja e thatë ka fituar popullaritet për këto cilësi të saj; ajo arrin të largojë papastërtitë e të thithë vajin nga skalpi i kokës pa pasur nevojë të lani flokët. Megjithatë, përdorimi i përfitshëm duket nuk këshillohet sepse mund të dëmtojë skalpin dhe flokët. Përpos kësaj, ajo nuk i pastron në të vërtetë flokët, thjesht i bën të duken më të pastër. Cfarë problemesh mund të shkaktohen nga përdorimi i shpejtë i saj?  

1. Dermatiti i mundshëm i kontaktit 

Shampoja e thatë ndonjëherë mund të shkaktojë një reaksion irritues ose alergjik të njohur si dermatiti i kontaktit për shkak të ndjeshmërisë ndaj një prej përbërësve të tij. Disa nga simptomat që mund të vini re janë skuqje, irritim ose kruarje e kokës. 

Alergjenët ose irrituesit e zakonshëm që mund të jenë të pranishëm në shamponët e thatë janë aromat, konservuesit dhe kimikatet e tjera. Shmangia e përbërësit që shkaktoi reagimin është mënyra më e mirë për të parandaluar dermatitin e kontaktit, i cili zakonisht largohet vetë pasi të ndaloni përdorimin e produktit problematik. 

2. Folikulat e flokëve “mbyten” 

Përdorimi i tepërt i shampos së thatë, pa i larë flokët, mund të çojë në grumbullimin e papastërtive dhe produktit në lëkurën e kokës. Sa më shumë vaj, papastërti dhe produkt të grumbullohet, aq më shumë ka të ngjarë të “mbysë” folikulat. Dhe kur folikulat e flokëve “mbyten”, ju mund të përjetoni puçrra fytyre të kokës dhe inflamacion folikular, i njohur gjithashtu si folikuliti. Folikuliti shpesh merr formën e skuqjeve inflamatore, të tilla si puçrrat. Zakonisht forma e lehtë e folikulitit largohet vetë, por nëse vëreni diçka të pazakontë ose që vazhdon, mos hezitoni të kontaktoni dermatologun tuaj. 

3. Flokët tuaj ‘thyhen’ 

Përdorimi i tepërt i shampove të thata mund t’i bëjë flokët tuaj të thatë dhe të brishtë, duke e bërë më të lehtë ‘thyerjen’ e flokëve tuaj. Kjo për shkak se shampoja e thatë zakonisht nuk përmban përbërës hidratues ose ushqyes si shampo dhe kondicionerë. Përdorimi i shampos së thatë mund të jetë një pjesë e shëndetshme e rutinës suaj të përditshme të kujdesit të flokëve kur aplikohet në mënyrë korrekte dhe përdoret në moderim.  

Dermatologët në përgjithësi rekomandojnë përdorimin e shampos së thatë vetem deri në dy ditë rresht përpara se të lani flokët për të hequr papastërtitë dhe grumbullimin e yndyrës. 

Tags:

shampo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF