Kohët e fundit, për shkak të karantinës, ushqimi ka qenë instrumenti i duhur për mbijetesë, e për fat të keq në shumë raste edhe për mbipeshën. Kjo e fundit, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2. Një studim i publikuar në revistën mjekësore Diabetologia, të cilit i referohet AgroWeb.org, paralajmëron se mbipesha gjashtëfishon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.
8 Simptomat e Pazakonta të Diabetit të Tipit 2
I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.
Bëhet fjalë për:
Erë e gojës me shije frutash
Infeksione të përsëritura urinare
Të përziera e të vjella
Dhimbje në krahë e në këmbë,
Mjegullim të shikimit
Rënie të beftë nga pesha
Luhatje humori të pashpjegueshme.
Mbipesha Dhe Sëmundjet e Tjera
Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
Presioni i lartë i gjakut
Sëmundjet kancerogjene
Vështirësi në frymëmarrje
Dhjamosja e mëlçisë
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës. Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor. Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.
Regjimi Mesdhetar Për Një Rënie Të Shëndetshme Nga Pesha
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar. Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit. Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut.

Të shëndetshëm dhe në formë në çdo moshë!






Nis episodi i parë i "31 Minuta" në “Opinion”!

A e dëmton shëndetin kafja pasdite?


9 kombinime ushqimesh: Do të humbni peshë!





4 shenjat më vetmitare të Zodiakut!



Si ta përdorni uthullën e mollës kundër gripit?

