KreuStil Jetese

Si të ngjyrosni vezët në mënyrë natyrale?

Ndër traditat më të dashura për fëmijë e të rritur është edhe ngjyrosja e vezëve shumëngjyrëshe. Kjo traditë ka një origjinë shumë antike dhe zakonisht përdoret në raste festash, por jo vetëm. Në Romën e lashtë vezët ngjyroseshin të kuqe si një ogur fatsjellës dhe si shenjë e fertilitetit.

Gjatë viteve  mënyrat e ngjyrosjes së tyre kanë ndryshuar dhe janë sofistikuar. Tashmë mund t’i gjeni shumëngjyrëshe në çdo kohë, por gjithashtu mund t’i përgatisni edhe vetë. Në këtë artikull do t'ju tregon disa mënyra të lehta e natyrale se si të ngjyrosni në shtëpi vezët tuaja. Kjo metodë natyrale ju lejon të përgatisni vezë të bukura dhe shumë të sigurta për t’u ngrënë pa pasur nevojën e përdorimit të ngjyruesve me kimikate.

Si të ngjyrosni vezët në mënyrë natyrale?

Përgatitja dhe ngjyrosja e vezëve është një proces që do të kryhet njëkohësisht si më poshtë. Ngjyrosja e vezëve në mënyrë natyrale bëhet pikërisht në proçesin e zierjes së tyre. Për t’i përgatitur ato, zgjidhni sasinë e vezëve që doni të ngjyrosni dhe vendosini në një tenxhere të madhe.

Mbusheni tenxheren me rreth 1 litër ujë dhe vëreni në zjarr për t’u zier. Vezët duhet t’i zieni për 12 minuta ose derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrën e dëshiruar. Gjithsesi kujdesuni të mos i zieni shumë në mënyrë që të mos prishen. Pasi të zgjidhni sasinë e vezëve filloni të zgjidhni mes perimeve çajrave apo erëzave me ngjyra që keni në shtëpi. Më saktësisht do të gjeni më poshtë përbërësit përkatës për çdo ngjyrë.

Të verdha
Për vezë të verdha hidhni në tenxhere,teksa ato ziejnë 2-3 lugë gjelle turmerik dhe përziejini mirë.

Jeshile
Ngjyrosja e vezëve jeshile përfitohet nga spinaqi apo majdanozi, mund të zgjidhni një tufë sa dora për t’a hedhur në tenxhere.

Të kuqe
Vezë të kuqe ose rozë mund t’i përfitoni nga lakra e kuqe të cilën mjafton t’a lini të zihet bashkë me vezët. Hidhni në tenxhere 2-3 gjethe të mëdha lakër.

Portokalli
Për vezë portokalli përdorni disa fletë lëkurë qepe, pak a shumë lëkurën e një ose dy qepësh. Një tjetër mënyrë është edhe ajo me specin e kuq të bluar duke hedhur 2-3 lugë gjelle në tenxhere.

Kafe
Për të përfituar vezë kafe mund të përdorni kakao apo kafe të bluar. Mjafton të hidhni 2-3 lugë dhe ta përzieni me kujdes në ujë.

Këshilla gjatë zierjes
Një këshillë e mirë është t’i lyeni pak me uthull para se t’i zeni, ndërsa menjëherë pas zierjes lyejini me vaj ulliri. Ky proces do t’i bëjë ato të shkëlqejnë gjatë gjithë kohës. Për ta bërë ngjyrën të zgjasë më shumë shtojini vezëve, pasi përbërësit të kenë lëshuar ngjyrë edhe një lugë çaji uthull. Kjo do të fiksojë ngjyrën e vezëve tuaja.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF