KreuStil Jetese

Sot, Dita Botërore e Diabetit: Të dhënat shqetësuese për Shqipërinë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se diabeti prek rreth 5% të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje. Sot në botë numërohen rreth 537 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet të jenë 643 milionë diabetikë.

Sot, Dita Botërore e Diabetit: Të dhënat shqetësuese

Pra sipas ekspertëve rreth më shumë se 9,3 % e popullsisë së botës do të jetë prekur nga diabeti. Përsa i përket vdekshmërisë, të dhënat e OBSH-së tregojnë se diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale.

Ata ngrenë alarmin se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 10%. Sipas ISHP, 1 në 10 të rritur në botë vuan nga ndonjë tip i diabetit.

Diabeti një shqetësim në rritje
Rritja e Diabetit në Shqipëri në popullatën adulte është 3-4%, që do të thotë se kemi afërsisht 120-150 mijë diabetikë të njohur. Mosha më prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve. Por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh, edhe në moshat 30-40 vjeç.

Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe te fëmijët. Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë, dhe shpesh të “heshtur” ndaj thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitet për njohjen e diabetit.

Shenjat e paradiabetit
Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

Ndjeni uri më tepër se zakonisht
Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë
Jeni më të etur se zakonisht
Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë
Ndjeheni më të lodhur se zakonisht


Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato. Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm, nëse merren masat e duhura. Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF