KreuStil Jetese

Sot festohet Dita e Verës! Ç’duhet të dini?

Sot festohet Dita e Verës! Ç’duhet të dini?

Sot në mbarë vendin festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë. Kryeqendra e kësaj feste është Elbasani, ndërsa shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri te dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon ballokumja, ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste.

Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ka qenë perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.

Sot festohet Dita e Verës! Ç’duhet të dini?

Kushdo që do të kalojë pranë Elbasanit do të ndiejë aromën ndjellëse të ballakumeve, ëmbëlsirë që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

Gjithashtu, një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Me rastin e Ditës së Verës në të gjitha qytetet e Shqipërisë organizohen aktivitete të shumta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF