KreuStil Jetese

Studimi: Vera do zgjasë 4-5 muaj, janari do të shënojë rekord!

Studimi: Vera do zgjasë 4-5 muaj, janari do të shënojë

Në Italinë fqinj, mbi 1.1 milionë vetë kanë zgjedhur të shfrytëzojnë edhe javën e parë të tetorit për të kaluar disa ditë larg shtëpisë, të favorizuar nga vapa jonormale.

Studimi: Vera do zgjasë 4-5 muaj, janari do të shënojë

“Po përjetojmë një fazë krejtësisht të pazakontë për këtë periudhë: është nxehtë në zona fushore, por edhe në male, trendi i klimës dëshmon ngrohjen dhe sezoni i verës duket i destinuar të zgjatet. Do të kemi vera që zgjasin 4-5 muaj”, shpjegon eksperti Mattia Gussoni, nga Shërbimi Glaciologjik i Lombardisë (SGL), i cituar nga TCH. Sipas tij, këto janë shenjat më të dukshme të ndryshimit të vazhdueshëm klimatik.

“Ne po fillojmë të paguajmë tani për ndryshime të nisura prej kohësh, të cilat kanë filluar afërsisht në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por që pasojat më të rëndësishme i kemi parë vtëm në 30-40 vitet e fundit”, shprehet ai.

Studimi: Vera do zgjasë 4-5 muaj, janari do të shënojë

Është e vështirë, vazhdon Gussoni, të bëhen që tani parashikime të sakta për dimrin, por duket se dhe në muajt në vijim, tendenca do të mbetet ajo e temperaturave mbi mesataren, edhe për periudhën nga dhjetori deri në shkurt, ndërsa në janar mund të kemi rekorde të reja. Ekspertë të tjerë kanë dhënë alarmin së fundi edhe për akullnajat në Zvicër, duke tërhequr vëmendjen tek fakti që 10% e tyre janë shkrirë gjatë këtyre 5 viteve, përqindja më e lartë kjo në më shumë se një shekull.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF