KreuStil Jetese

Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?!

Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?!

Emily Ratajkowski ka zgjedhur që të mos e vuajë divorcin, por përkundrazi, po e feston me stil dhe me humor këtë ngjarje. Së fundi, modelja e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës.

Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?!

Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat verbuese, të cilat ishin punuar në fakt nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës. Bizhuteritë e reja i ka pagëzuar me emrin  “unazat e divorcit”,  dhe i ka ndarë në dy pjesë. Zgjedhja për të vënë unazën e saj të mëparshme të martesës nuk ishte rastësore, pasi Ratajkowski qëllimisht donte të sinjalizonte një deklaratë të guximshme, për të rifituar pavarësinë e saj dhe për të ecur përpara nga e kaluara.

Unazat e divorcit, trendi më i ri i prezantuar nga Emily Ratajkowski?!

Në një video të fundit në TikTok, Ratajkowski ndau gjithashtu disa përjetime të mbledhura nga përvoja e saj e divorcit, duke ofruar mbështetje dhe solidaritet për gratë e tjera që kanë raste të ngjashme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF