KreuStil Jetese

VIDEO/ Aventurat e udhëtimeve të Eda Banos: Kam parë 6 kontinente dhe 47 vende të Europës!

VIDEO/ Aventurat e udhëtimeve të Eda Banos: Kam parë 6 kontinente

Adhuruesja e udhëtimeve Eda Bano ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin e YouTube të “Bordo”, ku ka folur për këtë pasion të sajin, teksa ka zbuluar eksperiencat e saj.

VIDEO/ Aventurat e udhëtimeve të Eda Banos: Kam parë 6 kontinente

Sot do të bëjmë një udhëtim imagjinar me një udhëtuese shumë të njohur, siç është Eda Bano. Eda është e njohur për të gjithë ndjekësit e “Bordo” pasi aventurat e saj janë pjesë e faqes Travel në revistë. Biseda me Evën sot do të na zbulojë disa gjëra interesante nga harta e udhëtimeve të saj.

Eda mirë që të kapëm në Tiranë pikë së pari.

Faleminderit njëherë që edhe unë ndodhem këtu me juve. Është shumë e vërtetë.

A përjetohet gjithmonë njësoj një udhëtim në të njëjtin vend?

2 herë njësoj, e njëjta gjë nuk përjetohet, sepse sado të mundohesh, për shembull një udhëtim të ka lënë mbresa shumë të mëdha dhe ti do që ta përjetosh përsëri, ta provosh. Nuk janë njësoj, nuk mund të ndodhi, sepse ndryshon koha, ndryshon stina, ndoshta, ndryshon gjithçka, ndryshon ti. Edhe me të njëjtin person të shkosh, unë e kam provuar asnjëherë nuk është njësoj.

Ke bërë ndonjëherë diçka gabim gjatë një udhëtimi, që nuk e bën më?

Po kam bërë, kam shumë gabime. Një nga gabimet që nuk e bëj më, është që dikur në udhëtimet e mia vishja taka të larta.

I ke numëruar sa destinacione ke vizituar?

Unë kam parë 6 kontinente. Kontinenti i 7-të që është Australia, më ka ngelur pa vizituar dhe kam vizën Australiane tani më në fund, e mora sepse kjo më kishte lënë. Dhe shpresoj të shkoj sa më shpejt këtë vit, domethënë është në planet e mia, pavarësisht se thuhet mos i trego planet e udhëtimit. Shpresoj që të shkoj edhe në Australi, edhe kështu i mbyll të 7 kontinentet. Në Europë 47 shtete që ka Europa i kam bërë, madje i kam përshkruar shpesh herë me makinë.

A ka një vend që ke pasur pritshmëri të larta për të dhe je zhgënjyer më pas kur e ke vizituar?

-Po më kanë zhgënjyer disa vende. Më ka zhgënjyer Singapori, një parajsë në tokë nuk e prisja aq të bukur, më ka zhgënjyer shumë Japonia në çdo pikëpamje. Sa vërtetë nuk e prisja, kisha dëgjuar që është shumë e bukur, shumë ndryshe. Gjërat janë jo si në vendet e tjera dhe më ka zhgënjyer jashtë mase për mirë. Domethënë gjithmonë për mirë, por që të krijoj një pritshmëri të jashtëzakonshme, jo nuk është se jam.

Ushqimin më të mirë ku e ke konsumuar?

-Vendi ku jam ushqyer dhe pjatat më të mira është në Japoni. Aty kam patur fatin që të fle në Roy Kan. Roy Kan janë ato hotelet tradicionale japoneze, ku fle në tokë. Janë ca rituale të jashtëzakonshme, aty është dhe rituali i ushqimit. Janë disa pjata që të shërbejnë ato njëra pas tjetrës, komplet futen në atë të ushqyerit dhe në menunë, që ata kanë dhe të shërbejnë. Është një ushqim i jashtëzakonshëm, ushqimi japonez cilësohet si ushqimi më i mirë në botë. Dhe është e vërtetë aty jam kënaqur.

Po vendi me ushqimin më të keq, që nuk të ka pëlqyer ose nuk është përshtatur me shijet e tua?

Mbaj mend që njëherë ata të servirnin kacabuna, miza, vërtetë i fusnin atje karkaleca. Ato lëngjet me ngjyra portokalli, jeshil, të verdhë.

Cili është populli, sipas teje nga eksperienca jote, më dashamirës ndaj të huajve?

Vendet më të varfra, që kanë zhvillim ekonomik mesatar ose nën mesatar, kanë një popull shumë mikpritës, shumë të mirë, shumë të dashur.

Cili është souveniri që blen më shumë gjatë udhëtimeve?

-Spilat, ja për shembull dhe më kujtojnë copëza, këtu është mali Denalit në Alaskë. Nga Alaska ka ardhur kjo me malin e Denalit se i blej atje ku jam. Kjo për shembull Edinburgh e kam blerë atje, kjo për shembull është cammino di santiago di compostela. A nuk është e bukur kjo, domethënë një gjë kaq e vogël, ty të kujton një rrugë që unë kam ecur 10 ditë rresht dhe kam bërë kilometra të tëra. Kjo gjë kaq e vogël e kam në disa vende, se atje ishte e pamundur të mos blije. Në çdo ndalesë që bënim unë blija nga një. Këtu Argjentina është një vend atje në Argjentinë në Buenos Aires, që kërcehet tango edhe është shumë fantastike. Është fiks kështu dhe kur shikon, duket sikur ke këtë tablo të vogël në miniaturë, dhe ty të hapet ajo pamja dhe ti tani nga tabloja del në film. Kjo është Portugalia, ndërsa këtu është e bukur, unë e vendos shpesh sepse e kam edhe punën të tillë. Merrem me kalamaj, edhe më pëlqen. Këtë e kam blerë në Kili, e shiste një mama me fëmijën e saj të vogël, përpara një super pallati të lartë që ishte qendra tregtare më e madhe në Santiago. I kam blerë diçka sepse u ndjeva mamaja me fëmijën e saj të vogël, që shisnin nga këto gjëra. Blej edhe gjëra të vogla, ky është gurë vullkanik që e kam marrë në Islandë. Dhe këto gjërat e vogla, një puthje nga Gjeorgjia apo karamele, këto janë marrë me siguri në Kanada. Gjëra të vogla kështu edhe xhepin nuk ta rëndon nga ana financiare. Urdhëro këtë po ta dhuroj ty. Ndërsa gocës këtë.

Cili është udhëtimi, vendi që të ka kushtuar më shumë për ta vizituar? Ku ke shpenzuar më shumë?

Besoj ndër më të shtrenjtit, që klasifikohet më i shtrenjti është udhëtimi në Antarktidë, sepse është shumë larg, ke shumë stacione, ka atë pikëpyetjen në mes. Në Antarktidë është kështu varesh tërësisht nga kushtet e motit, nuk ka atje e planifikova do të shkoj, atje nuk ka hotele, atje nuk ka dyqane, atje nuk ka aeroport, atje nuk ka asgjë. Dhe të programosh një udhëtim në Antarktidë, është edhe të luash pak me fatin, unë nuk e kam bërë asnjëherë me thënë të drejtën. Por që atje vetëm nga dëshira e madhe që kisha të shkoja në Antarktidë.

Cilit vend do t’i ktheheshe gjithmonë për ta vizituar?

Nuk do t’i kthehesha asnjë vendi gjithmonë dhe a e di për çfarë arsyeje, jo se nuk më kanë pëlqyer, mua më kanë pëlqyer të gjithë padiskutim. Por nuk kam kohë.

Cili është destinacioni i radhës?

Është Afrika.

Çfarë do t’i sugjeroje njerëzve, cilin vend do t’u sugjeruar për të vizituar pikërisht në këto momente?

Vendet e Europës janë të bukura në pranverë. Do tw sugjeroja për shembull Portugalinë, destinacionet më të bukura gjatë pranverës. Spanja, Rumania, Transylvania shumë e bukur në pranverë. Vendet e Europës që të ofrojnë këtë pjesën e larmishme të kohës. Shumë bukur padyshim. Malta është dashuri. Qipro është shumë bukur do ta sugjeroja.

Eda, shumë faleminderit që na u bashkove sot, edhe na rrëfeve një pjesë të vogël të udhëtimeve tua, sepse sigurisht ke akoma shumë e shumë gjëra për të treguar. Por të gjitha këto të tjerat mbeten sigurisht për t’u treguar, në rubrikën e revistës “Bordo”.

Shumë faleminderit!

Faleminderit ju! Edhe u ndjeva shumë e lumtur që ndava me ju eksperiencat, edhe pyetjet shumë të bukura që bëtë. Sepse është shumë kënaqësi të ndash eksperiencat e udhëtimeve veçanërisht. Udhëtimet janë shumë të bukura, ta ndriçojnë jetën. Nuk ka gjë më të bukur se udhëtimet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF