KreuStil Jetese

Vituzza, shije unike siçiliane

Vituzza, shije  unike siçiliane

Daniele Gazia, drejtuesi i markës së njohur të konjakut italian tregon sekretet e pijes autentike, e cila vjen në tregun shqiptar përmes “LM Comercial”

Italia ka shumë shije, por ajo e konjakut merr një tjetër dimension, kur provon Vituzza. Autentike italiane, një dimension që sjell sidomos aspektin më unik të Siçilisë, duke përdorur përbërës tipikë të zonës, të përpunuar një mënyrë krejt të veçantë, ju mund të përdorni atë jo vetëm për të shijuar një gotë më miqtë, por edhe duke e bërë pjesë të gatimeve, duke i dhënë atyre sa më shumë shije. Drejtuesi i kompanisë, Daniele Gazia, rrëfen për revistën “Bordo” sekretet e markës së njohur italiane Vituzza, duke na rrëfyer gjithçka, nga mënyra sesi prodhohet deri te përzierja e përbërësve, duke dhuruar një shije të papërsëritshme. Konjaku Vituzza është bërë së fundmi pjesë e tregut shqiptar përmes “LM Comercial”, kompania e njohur e cila përveç distribuimit, garanton cilësinë e etiketave prestigjioze botërore.

Vituzza, shije  unike siçiliane

Zoti Daniele Gazia, ka qenë së fundmi në Shqipëri, ndaj edhe ka ndarë me ne historinë e Vituzza, si një ndër njerëzit që lidhet direkt me krijimin e markës së njohur të konjakut italian. “Unë jam një nga pronarët e Vituzza, saktësisht unë dhe gruaja ime. Është një produkt shumë i veçantë, një tretës me bazë konjakun. Vituzza është një konjak i vjetëruar që ka qëndruar në fuçi për 10 vite”, rrëfen Gazia.

Vituzza, shije  unike siçiliane

Rrënjët janë padyshim nga Siçilia, nga vendi i limonave, ku përmes teknikave unike, çdo kokërr dhe çdo pikë lëngu, arrin të përpunohet dhe transformohet në një pije magjike, siç është konjaku Vituzza. “Receta ka lindur në Siçili, në bregdetin ku rritet një limon shumë i veçantë, që quhet ‘verdello’. Verdello është një limon që rritet ekskluzivisht vetëm në periudhën e verës, sidomos në gusht. Nga ky limon, ne marrim vajin esencial dhe lëkurën dhe pasi bëhet pure përpunohet me konjakun dhe me menten”. Por jo vetëm përbërësit i japin shije dhe dimension tjetër këtij konjaku, pasi edhe mënyra e përpunimit të tyre është po kaq e rëndësishme. Sipas drejtuesit të kompanisë, Daniele Gazia, mentja që përdoret për këtë konjak është shumë e veçantë, sepse përpunohet në një formë të tillë që kthehet në kristale. “Nëpërmjet këtij transformimi, ne më pas bëjmë distilimin sipas metodës së ftohtë. Për një farë periudhe, përbërja lihet në vaska për të marrë si përfundim, një produkt shumë të pastër”, thotë Gaza.

Vituzza, shije  unike siçiliane

 

Kjo ide gjeniale për krijimin e Vituzza-s, Daniele Gazas i ka lindur shumë kohë më parë,  kur ishte ende në universitet. “Ishte një produkt që ne e përgatisnim në mënyrë artizanale. Sapo ta provosh për herë të parë këtë produkt, ndjen në gojë një freski shumë të veçantë. Kështu nisa të mendoja për realizimin e tij. Në vitin 2017, nisëm të krijonim mënyrën që do të na mundësonte të kishim produktin e përfunduar. Nëpërmjet kimistëve të distilerisë arritëm ta kishim Vituzza-n, siç e kishim menduar dhe pikërisht atë vit e lançuam në treg”, rrëfen eksperiencën e tij Daniele, drejtues i kompanisë italiane.

Brenda pak kohësh, shishja e konjakut u kthye në një emblemë, sepse cilësia dhe sidomos shija ishte unike, ndaj edhe drejtuesit e kompanisë nisën ta shpërndanin atë ekskluzivisht në vende elitare, duke evituar qendrat tregtare apo shpërndarjen në shkallë të gjerë. Arsyeja është e qartë për Gazan: Vituzza është një produkt, që duhet të gjendet vetëm në disa lokale të një fare niveli. “Jemi shumë të lumtur që jemi në Shqipëri, dhe që produkti ynë është pozicionuar këtu në disa bare, dhe shpresojmë që ta shohim edhe në të tjera”.

Vituzza, shije  unike siçiliane

Suksesi brenda pak kohësh i Vituzza erdhi falë “LM Comercial”, që ofroi bashkëpunimin dhe mundësinë për ta bërë të njohur kudo në Shqipëri, duke punuar me standarde të njëjta me ato të shteteve të tjera, ku ky brand është i destinuar ekskluzivisht. Kjo sepse “LM Comercial” ofron edhe rrjetin më të madh të distriubimit në Shqipëri.  

Daniele Gaza shpjegon për “Bordo” se Vituzza, mund të përdoret në shumë fusha, ku sigurisht baret janë destinacioni i parë, me të cilin mund të realizohen shumë ‘long drink’, recetat e të cilave gjendet edhe në uebsite-n e kompanisë www.vituzza.it tonë, ndërsa likerin mund ta përdorim edhe në kuzhinë. Një sekret që zbulon Gaza për lexuesit e “Bordo”, është se edhe pjatat më të rënda për stomakun, nëse përdoren me këtë liker, i bëjnë ato shumë të tretshme. Po ashtu, mund ta përdorim Vituzza edhe me birrë: nëse shtoni dy gllënjka në një gotë birrë, krijohet një aromë shumë të veçantë dhe një shije shumë interesante. Por mund ta përdorni edhe me akullore, krem qumështi apo çokollatë. Pra, një gotë Vituzza i jep shije gjithçkaje...! Gëzuar!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF